Analiza

Në mbrojtje të Angela Merkelit

Nga Bernard-Henri Levy

Screen Shot 2015-03-31 at 11.04.14

Avantazhi i kopertinës famëkeqe të “Der Spiegel”, që shfaqte kancelaren gjermane Angela Merkel përballë Akropolit në Athinë, të rrethuar nga oficerët nazistë, është se ajo më në fund paraqiti në një mënyrë që nuk mund të injorohet, çështjen e Gjermanofobisë në Evropë. Kjo dukuri ka kohë që gjallon në fakt.

Në fillim ishin demonstratat në Qipro në mars të vitit 2013, me protestuesit që mbanin pankarta me karikaturat e kancelares gjermane, si dikatori nazist Adolf Hitler. Thuajse në të njëjtën periudhë në Valencia të Spanjës, me rastin e

Fallasit vjetor, Merkel u paraqit si një drejtoreshë e keqe shkolle, duke i dhënë kreut të qeverisë spanjolle dhe ministrave të tij “10 Urdhëresat e Angela Shfarosëses” dhe duke djegur portretin e saj në sheshin e Shën Jozefit. Dy muaj më vonë, në Portugali, pati manifestime të ngjashme, ku u shfaqën karikatura të përafërta të së njëjtës Merkel të Hitlerizuar, ndërsa demonstruesit me të zeza ulërisnin dhe dënonin “politikën e masakrimit të të varfërve” nga ana e udhëheqësve gjermanë.

Natyrisht nuk mund të mungonte Greqia, ku fenomeni arriti apogjeun e tij gjatë trazirave të tetorit të vitit 2012, tek të cilat bota pa spektaklin e nazistëve dhe flamujve gjermanë që u valëvitën së bashku e pastaj u dogjën para Akropolit, në skenat që imitoi së fundmi edhe “Der Spiegel” me kopertinën e vet.

Në apel ishte edhe Italia, ku e përditshmja kombëtare e krahut të djathtë “Il Giornale”, nuk kishte skrupuj kur me kryeartikullin e saj të datës 3 gusht 2012 shprehej: Shfaqja e Rajhut të Katërt. Janë edhe vendet e Evropës veriore, ku faqet e internetit të konspiracionit pretendojnë të gjejnë tek padurimi i Gjermanisë për të mbështetur Poroshenkon kundër Putinit, një rimishërim të nënshtrimit të Ukrainës ndaj Hitlerit.

Për të mos përmendur Francën, ku nga e djathta ekstreme (zonja Le Pen e akuzoi kancelaren për “vuajtjet” që ajo ka imponuar mbi popujt e Europës), në të majtën ekstreme (Zoti Melenshon kundërshtoi ashpër politikat “shtrënguese”, duke e ftuar zonjën Merkel “ta mbyllë gojën”), duket se ka një garë se kush të mundë tjetrin

me denoncime populiste të reja ndaj së resë dhe të neveritshmes “Perandori Gjermane”.
Problemi me këtë Gjermanofobi nuk është thjesht se ajo është diçka idiote. Nuk është as një tjetër simptomë e dekompozimit, nën sytë tanë, të projektit fisnik evropian. Jo, në kundërshtim me atë që fillestari në lëmin e magjisë që i fryn zjarrit e që do që ne ta besojmë, problemi është se kjo është një shenjë jo e kundërshtimit të atyre nxënësve, por më tepër të besnikërisë së tyre dhe madje edhe kontributi i tyre ndaj fashizmit të vërtetë qëndron në horizont. Përse? Për disa arsye.

Si fillim duhet thënë se të shprehesh se Merkeli është si Hitleri do të thotë ta banalizosh këtë të fundit. Për të vënë shenjën e barazimit, përtej çdo debati legjitim se edhe politikat sociale, ekonomike dhe diplomatike të Gjermanisë mund

të frymëzojë një nga demokracitë më të ndershme dhe shembullore në kontinent, me regjimin që në Evropë mbetet simbol i shkatërrimit, jo vetëm i demokracisë, por i mbarë qytetërimit, është si ta pastrosh atë regjim, të garantosh dhe inkurajosh ata që janë nostalgjikë për të, dhe për t’i lejuar ata, me qëllim ose jo, të hidhen sërish në debatin publik. Për më tepër (dhe ky është thelbi), ata që janë të interesuar të diskreditojnë zonjën Merkel, ndodh të jenë të njëjtit njerëz që nuk hezitojnë të vallëzojnë ose formojnë aleanca me neo-nazistët vjenezë, në Athinë, me drejtuesit e një partie ndershmërisht ekstremiste. E gjithë tymnaja e ngritur rreth një Gjermanie, që gjoja është “ribashkuar me demonët e saj”, ka efektin e maskimit të zërit të tyre fashistoid, në mos partitë sinqerisht neo-naziste të cilat, që nga

Agimi i Artë në Greqi, tek Jobbik në Hungari, nga SNS e Sllovakisë tek Vlaams Belang e Belgjikës dhe Ataka e Bullgarisë, janë në fakt në procesin e vendosjes në pozita drejtuese në Evropë.

Unë shtoj se zonja Merkel është një grua dhe se urrejtja për gratë, përbuzja ndaj tyre, është e ngjashme me sjelljen ndaj hebrejve, që konsideroheshin nga teoricienët racistë të viteve ’20-‘30, dhe që ka qenë një dimension thelbësor i çdo shprehjeje të fashizmit. Unë shtoj se sloganet e hedhura me hobenë në Valencia në tetor 2012, mënyra sesi demonstruesit u nxitën të brohorasin ndaj portreve të kancelares “Ju do të dashuroni paratë mbi të gjitha” dhe “Ju do të nderoni bankat dhe Bankën”, kishte aromën e një faulli të pagabueshëm e mantrave të vjetra

rreth “demit të artë” dhe “plutokracisë kozmopolite”.
Njerëzit, më në fund po e kuptojnë se anti- amerikanizmi, i lindur në të djathtën ekstreme dhe ushqyer, në Gjermani, për shembull, nga ithtarët e Hajdegerit, është një ushqyes i përhershëm i fashizmit. Tani është koha që ne të kuptojmë se kjo është e vërtetë edhe për Gjermanofobinë që, në Francë, u shfaq me romancierin francez anti-semit dhe aktivistin Moris Bares, i cili pa tek Kantianizmi mjetin për “Çifutizimin” e mendjes evropiane.

Kjo linjë triumfoi me Sharl Moranë me Aksonin Francez dhe luftën e tij të gjatë me “çifutët dhe abstraksionet gjermanike”. Kulmi u arrit me celulat kuqe-kafe që edhe sot, në faqe interneti që unë nuk preferoj t’i përmend, ofrojnë “ushqim” dhe një “strofull” për personat që

dëshirojnë të “përplasen” me “bosët” në “listën e pagave të kancelares”. Historia e ideve e ka logjikën e vet, arsyen dhe budallallëkun e vet, të pavetëdijshmen dhe trajektoren e vet. Është sa e kotë aq edhe e rrezikshme, për të mohuar ndonjë prej tyre. Dhe kjo është arsyeja përse, sot mua më duket shumë e rëndësishme, përballë një force të errët që është në rritje, të mbroj Angela Merkelin. /“Huffingtonpost”/

Shënim: Bernard-Henri Levy është filozof dhe shkrimtar francez
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button