Disa thënie të veçanta nga Theodore Dreiser
“Lumturia duhet të jetë qëllimi kryesor i jetës, në të kundërt zjarri nuk do të ndizet aq fuqishëm, forca e tërheqjes nuk do të jetë aq e fortë dhe suksesi nuk do të jetë i plotë”.
“Në fund të fundit, gjëja më kryesore në jetë, është vetë jeta”.
“Arti është një nga mënyrat më të fuqishme për të korrigjuar mungesën e perfeksonit të njerëzve”.
“Dashuria është e vetmja gjë që vërtet mund ta dhurosh sinqerisht në këtë botë. Kur dhuron dashuri, ke dhuruar gjithçka”.
“Në mënyrë që të kemi mençuri, duhet të kemi edhe injorancë”.
“Askujt nuk i intereson se sa shumë ti di, derisa e kuptojnë se sa shumë interesohesh për ta”.
“Bëj gjithçka që mundesh, me çdo gjë që ke, kudo ku je”.
“Një njeri mund të jetë i madh jo vetëm për shkak të mendjes së vet, por edhe për shkak të ndjenjave”.
“Njerëzit në përgjithësi i japin shumë rëndësi fjalëve. Ata janë nën iluzionin e vazhduar se të flasësh do të sjellë rezultate të mëdha”.
“Jeta është bërë për të fortët. Nuk ka asnjë mëshirë për të dobëtit, asnjë”. / bota.al