Histori

Në origjinën e historisë ruse

Nuk mund të kuptohet Rusia e sotme dhe ndoshta e nesërme pa një rikthim në origjinën e saj, në një udhëtim mbresëlënës në burimet sllave, vikinge, bizantine e monglole që i kanë dhënë formë një vendi të madh

Screen Shot 2016-02-13 at 19.08.18

Historia e Rusisë nuk ka reshtur asnjëherë se paraqituri problem të mëdha historianëve, interpretimet e të cilëve shpesh janë zhvilluar dhe evoluar sipas impertivëve ideologjikë të momentit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për problemin e madh të origjinës së largët të Rusisë, sidomos për sa i atribuohet rolit të luajtur nga varegët apo variagët, domethënë skaninavët, të ardhur nga Deti Balltik. Në epokën sovjetike, kërkimi arkeologjik shpesh ka qenë shembullor, por më pas duheshin futur zbulimet në kornizën ideologjike të sistemit. Efektivisht, regjimi komunist e refuzonte rolin e luajtur nga varegët, duke pohuar se hapësira territoriale e shtetit sovjetik nuk ishte populluar në të kaluarën veçse nga popullsi sllave. Kjo përfaqëson praktikisht një prej nyjeve të problemit të origjinës. Sllavët shfaqen vetëm vonë në historinë e kontinentit euroaziatik. Kjo veçanti do të përfaqësojë më pas një problem për rusët. Praktikisht ata e kuptojnë se stërgjyshërit e tyre kanë qenë midis ndër të fundit e ardhur në lëvizjen e madhe të migracioneve indoeuropiane, të filluar disa mijëvjeçarë më parë. Për pasojë, ata vlerësojnë se më së fundit do të arrihet edhe për ta apogjeu që kanë njohur popujt e tjerë me origjinë indoeuropiane.

Sllavët sinjalizohen rreth shekullit të V-të A.D., nga shpatet në veri të Karpateve deri në Detin Balltik. Bëhet fjalë për popullsi…

[real3dflipbook id=”937″]

Leave a Reply

Back to top button