Ekonomi

Në Strasburg, Tsiprasi sulmon BE-në: “Fondet nuk i erdhën kurrë popullit grek”

“Bashkimi Europian duhet të jetë demokratik ose do të ketë vështirësi të mëdha për të mbijetuar në të ardhmen. Rezultati i referendumit ishte një zgjedhje kurajoze e popullit grek, në kushte presioni të paprecedentë, me bankat e mbyllura dhe mjetet e informimit që bënin terrorizëm. Atheu im u transformua në një laborator eksperimental të masave të kursimit, por eksperimenti nuk pati sukses. Kërkojmë një marrëveshje me aleatët tanë, që të na nxjerrë menjëherë nga kriza, që të na ofrojë dritën në fund të tunelit”

Screen Shot 2015-07-08 at 12.51.15

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka folur para Ansamblesë plenare të Parlamentit Europian në Strasburg. Kreu i qeverisë greke është rikthyer nga samiti i mbrëmshëm, që përfundoi sërish pa asnjë rezultat. Greqia kërkoi mbështetje nga Fondi Europian i Stabilitetit, dhe udhëheqësit e eurozonës u përgjigjën duke kërkuar një tjetër paketë reformash.

Ka qenë një pritje e zhurmshme për Tsiprasin: në hyrjen e tij u prit me thirrje dhe duartrokitje inkurajuese, por edhe me fërshëllima dhe “buuu”. Pas kreut të Këshillit europian, Tusk dhe presidentit të Komisionit, Juncker, fjalën e ka marrë Tsiprasi.

“Zgjedhja kurajoze e popullit grek, në kushte të paprecedentë, nuk është një zgjedhje ndarjeje me Europën, por është një zgjedhje për rikthim tek vlerat që qëndrojnë në themelet e BE. Eshtë një mesazh shumë i qartë”, tha Tsipras. “Duhet respekt për zgjedhjen e popullit tonë”.

Bashkimi Europian duhet “të jetë demokratik – ka kërkuar udhëheqësi i Athinës – ose do të ketë vështirësi të mëdha për të mbijetuar në të ardhmen. Rezultati i referendumit ishte një zgjedhje kurajoze e popullit grek, në kushte presioni të paprecedentë, me bankat e mbyllura dhe mjetet e informimit që bënin terrorizëm”.

“Atheu im u transformua në një laborator eksperimental të masave të kursimit, por eksperimenti nuk pati sukses. Kërkojmë një marrëveshje me aleatët tanë, që të na nxjerrë menjëherë nga kriza, që të na ofrojë dritën në fund të tunelit”.

Tsiprasi ka shtuar se fondet e dhënë nga Europa nuk mbërritën asnjëherë tek populli grek: “Paratë që kemi marrë në këta vite kanë shërbyer për të shpëtuar bankat dhe nuk mbërritën kurrë tek populli grek”. POr nuk ka harruar të marë dhe përgjegjësitë e tij, të paktën pjesërisht: “Nuk jam nga ata politikanë që ia vënë gjithë fajin të huajve të këqinj. Kemi mbërritur në buzë të humnerës, sepse qeveritë e mëparshme në Greqi kanë krijuar marrëdhënie klienteliste, kanë forcuar korrupsionin dhe lidhjet mes politikës dhe ekonomisë, duke lënë të pakontrolluar evazionin fiskal nga ana e të pasurve të mëdhenj”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button