Analiza

Negociatat për çështjen bërthamore iraniane: sfidat e një marrëveshje

Screen Shot 2015-03-26 at 11.05.52Nga Thierry Coville

Studjues, Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Negociatat që zhvillohen aktualisht midis Iranit dhe 5+1 janë vendimtare, pasi bëhet fjalë për shansin e fundit për të arritur në një marrëveshje. Në fakt, këto diskutime rrjedhin nga marrëveshja e Gjenevës e nëntorit të vitit 2013, që përcaktonte një “plan të përbashkët veprimi” dhe që do të lejonte që kriza të rregullohej diplomatikisht. Marrëveshja parashikonte, nga një anë që Irani të ndërpresë pasurimin e uraniumit në një nivel jo më të lartë se 5% (nivel që korespondon për një përdorim civil). Në këmbim, parashikohej që një numër sanksionesh që godasin ekonominë iraniane të hiqeshin. Irani efektivisht i ka përmbushur këto detyrime. Pasuritë iraniane të bllokura jashtë shtetit janë riatdhesuar në Iran. Krahas kësaj kjo marrëveshje saktësonte që të dy palët kishin një vit për të gjetur një marrëveshje përfundimtare.

Pra, në fund të nëntorit 2014, u vendos që të zgjaten negociatat edhe 6 muaj. Një marrëveshje “politike” që fikson kuadrin e përgjithshëm të marrëveshjes duhet të nënshkruhet para datës 31 mars 2015.

Më pas, nëse një marrëveshje politike është gjetur, një marrëveshje përfundimtare që jep të gjitha, përfshirë dhe elementët teknik, do të përfundohet në fund të muajit qeshor 2015. Kjo don të thotë se nëqoftëse nuk ka marrëveshje në fund të marsit 2015, i gjithë ky proces do të ndërpritet. Mund të hamendsohet që në “skenarin më të keq”, Irani do të rifillojë të pasurojë uraniumin deri në 20 %. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të votojnë sanksione të reja. Radikalët do të fitojnë terren në Iran duke shpallur se “kjo nuk shërben në asgjë për të negociuar me Përëndimin …”. Dhe qeveria izarelite do të rifillojë të përmendë kërcënimin e një sulmi …

Pra edhe nëse duhet të qëndrojmë të kujdesshëm përballë negociatave komplekse, një numër i sigurt elemnetësh mund të lejë të mendosh që një marrëveshje është e mundur. Ekziston në mënyrë të dukshme një vullnet politik i përbashkët në Shtetet e Bashkuara dhe në Iran, për të arritur në një marrëveshje.

Në Iran, presidenti Rohani u angazhua në këto negociata qysh me zgjedhjen e tij, por ai është mbështetur gjithashtu në këtë përpjekje nga udhëheqësi Ali Khameini, i cili ka mbështetur zyrtarisht këtë proces, duke u angazhuar personalisht e duke takuar disa herë ekipin negociator iranian.

Autoritetet iraniane dëshirojnë një marrëveshje për shumë arsye. Konsensusi në Iran është se politika radikale e bërë nga Mahmud Ahmadinexhadi, për të menaxhuar këtë krizë, dështoi. Duhet kthyer në një diplomaci të vërtetë dhe të arrihet një marrëveshje duke bërë konçesione nëse disa vija të kuqe nuk janë kapërcyer (si ajo e njohjes të së drejtës së Iranit për të pasuruar uraniumin).

Krahas kësaj, një marrëveshje do të lejonte heqjen e sanksioneve, të cilat kanë shpënë në një krizë të rëndë ekonomike në Iran, qysh prej vitit 2012 dhe kanë rritur vuajtjet e popullsisë. Më në fund, rifillimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, kalimi i detyruar për të dalur nga kjo krizë, është parë gjithashtu në Iran si një mjet për të forcuar Iranin si fuqi rajonale. Në Shtetet e Bashkuara kanë mendimin që kjo krizë është e mundur të rregullohet veçse me negociata. Krahas kësaj, autoritetet amerikane kanë realizuar se marrëdhëniet më të normalizuara me Iranin do të mund të hapin një etapë të parë për të zvogeluar tensionet në rajon.

Kjo dinamikë iraniano-amerikane bën që pikepamjet të jenë afruar në mënyrë të konsiderueshme, në një pikë që deri tani bënte debatin: numri i centrifugave që do të mund të disponojë Irani. Aktualisht përmendet shifra 6000 centrifuga.

Në të kundërt, mosmarrëveshjet ekzistojnë në lidhje me ritmin e heqjes së sanksioneve. Iranianët vleresojnë se në rast marrëveshje, të gjitha sanksionet shumëpalëshe (të votuara nga OKB-ja) dhe dypalëshe (të vendosura nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara) duhet të hiqen.

Pra, shumica e sanksioneve amerikane janë votuar nga Kongresi dhe mund të jenë anulluar vetëm prej tij. Me një shumicë republikane, një ngjarje e tillë do të jetë e vështirë për t’u realizuar. Presidenti amerikan pra i ka propozuar iranianëve të ndërpritet ekzekutimi i këtyre sanksioneve, heqja e tyre përfundimtare është shtyrë. Kjo i lejon në fakt perëndimorëve të zbatojnë një periudhë prove që do t’i lejojë të verifikohet nëqoftëse marrëveshja është zbatuar mirë nga Irani. Nëse ky është rasti, do të jetë më e lehtë të arrihet marrëveshja e Kongresit për heqjen definitive të këtyre sanksioneve.

Kundërshtarët për një marrëveshje të tillë nuk mungojnë. Shumica e republikanëve në Kongres, qartazi kanë shfaqur armiqësinë e tyre për këto negociata, duke ftuar kryeministrin izraelit të shprehet për këtë temë, por pa iu referuar preisdentit. Përveç kësaj, më tepër se 47 senatorë republikanë i kanë drejtuar një letër autoriteteve izraelite, duke deklaruar që një marrëveshje e tillë do të ishte “veçse një marrëveshje ekzekutive midis presidentit amerikan Barack Obama, dhe udhëheqësit Ali Khameini…”. Qeveria izraelite i ka denoncuar Obamës qysh prej muajsh këtë proces negociatash.

Edhe në Iran, rrymat më radikale mendojnë se Irani bën shumë konçesione në këto negociata dhe se nuk mund t’i besohet Shteteve të Bashkuara. Më në fund Arabia Saudite konsideron se këto negociata dhe rifillimi i marrëdhënieve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara do të bëjë më të fortë dominimin iranian në Lindjen e Mesme. Megjithatë, mundet që të qëndrojmë relativisht optimistë në raport me shanset e një marrëveshje.

Arsyeja thelbësore është se kundërshtarët nga të gjitha drejtimet për këto negociata nuk kanë asnjë skenar alternativ për të propozuar për të rregulluar këtë krizë, nëse jo për të propozuar politikën më të keqe … .

Negociatat aktualisht janë në një fazë vendimtare dhe përfaqësojnë një sfidë madhore gjeopolitike. Kriza bërthamore iraniane e cila helmon marrëdhëniet ndërkombëtare do të mund të rregullohet përfundimisht. Shtetet e Bashkuara dhe Irani, me rregullimin e kësaj krize do të fillojnë në një kohë të parë të kooperojnë duke bërë përpjekje që të rregullojnë një sërë krizash rajonale (Irak, Siri, etj.).

Rrymat e moderuara në Iran, të cilat kanë mbrojtur principin e negociatave do të forcohen politikisht. Dhe shoqëria civile iraniane do të imponojë në mënyrë progresive vlerat “moderne”, si barazia gjinore, toleranca, meritokracia, do të “forcohen” politikisht, nëse do të hiqen sanksionet dhe nëqoftëse ekonomia iraniane hapet.

s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button