Sport

Nejmar tjetër përplasje tek PSG-ja, tani kundërshtari është trajneri

Nejmar duket se nuk është përshtatur ende me ekipin e tij të ri, pasi është bërë sërish protagonist me një zënkë të re. Sipas medieve të huaja, ish-futbollisti i Barcelonës, nuk po i duron dot më seancat taktike para telivizorit, me lojtarët që janë të detyruar të ndjekin për rreth 30 minuta në ditë video të ndryshme. Për këtë arsye sulmuesi më i shtrenjtë në botë, ka pasur një përplasje me trajnerin tij.

Lë Parisien tregoi pak ditë më parë privilegjet që gëzon Nejmar te Barcelona, të cilave do t’u shtohet edhe një tjetër: braktisja e video seancave të trajnerit Emery. Për Nejmar dhe shokët e tij të ekipit është e pakuptimtë që ta shpërdorojë kohën duke ndjekur video të ndryshme, ndaj ata janë ankuar te drejtuesit.

Leave a Reply

Back to top button