“Nëna ime më la pas tre muajsh vuajtje nga një sëmundje e rëndë. Më kërkonte të falur, sepse i dukej sikur më mundonte teksa e çoja tek mjekët për t’u kuruar. Nënat nuk duhet të vdesin asnjëherë. Mund tëzhduken për pak kohë, por të shfaqen sërish kur të kemi nevojë për t’i parë prapë, sikur edhe për një çast”. – Valeria Fabrizi
Me shqetësimin e parë që do të shprehësh, do të gjenden përherë pranë duke të shërbyer. Edhe kur të jesh plotësisht i ngopur, do të pyesin nëse do ende të hash. Edhe nëse ke lekë në xhep, sërish do të sigurohen se nuk të duhen më tepër. Kur të jesh duke qeshur me ndonjë foto humoristike në celular, sigurisht do tëngacmojnë nëse po flet me ndonjë në telefon dhe nuk u ke thënë gjë. Këto e shumë të tjera i bën një nënë.
Nëna është kuptimi i vërtetë i fjalës dashuri, pasi sa herë kemi nevojë për diçka, i drejtohemi përherë asaj. Sigurisht që edhe babai ka vendin e vetë, por me një nënë është më e lehtë të shprehesh. Përveç kësaj, natyra e tyre e butë e bën më të lehtë t’i hapesh për çdo gjë. Njëkohësisht me gjithë këto, edhe humbja e një nëne është tepër e vështirë për t’u përballuar. Ndër më të vështirat.
Unë mendoj njësoj si autoria e thënies në krye të artikullit. Nënat nuk duhet të vdisnin asnjëherë, pasi është e pamundur ta marrësh veten nga largimi përgjithmonë i tyre nga kjo jetë. Koha nuk është kurrsesi një aleate që të vjen në ndihmë dhe boshllëku që ndjen, vetëm sa thellohet me kalimin e kohës. Sado tëkesh krijuar një familje tënden dhe fëmijët të mundohen të ta heqin mendjen, prapë në thelb, në njëmoment apo në një tjetër, njeriu kthehet në fëmijëri dhe figura e një nëne mungon pamasë…