Ekonomi

Nëntë javë e gjysmë për të shmangur “të pabërën”

Screen Shot 2015-04-21 at 1.35.45 PM

KRIZA E EUROS
Tre vjet pas shpalljes së falimentit, mbi Greqinë sillet përsëri rreziku i një dalje të mundshme nga Eurozona. Ashtu si më herët, por më shumë se më parë, duke pasur parasysh se politikëbërësit tani flasin, si në rrafshin zyrtar ashtu edhe të konfidencial. Askush nuk dëshiron që ky skenar të ndodhë, por ai mund të bëhet realitet, në rast se dështojnë bisedimet ndërmjet qeverisë së Aleksis Ciprasit dhe grupit të Brukselit, siç quhet ndryshe trojka e vjetër, e përbërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qëndrore Evropiane dhe Komisioni i BE-së, me shtimin e Mekanizmit

Evropian të Stabilitetit. E megjithatë, rreziku ekziston. Vendimtare për këtë do të jenë nëntë javët e ardhshme.
Rregullat

Para se të hidhemi në rrezikun e Grexit, kështu është përcaktuar nga ana e investitorëve ndërkombëtarë dalja e mundshme të Greqisë nga eurozona, duhet të nisemi nga supozimi se Athina nuk mund të dalë jashtë, të paktën sipas legjislacionit në fuqi. Neni 50 i Traktatit të Lisbonës, thotë se një vend nuk mund të tërhiqet nga Eurozona, por nga Bashkimi Evropian. Pasi ka dalë jashtë BE-së, vendi që ka vendosur për shkëputjen, do të pushojë së përdoruri Euron si monedhë kombëtare, dhe do të dëbohet nga tregu i përbashkët evropian.

Megjithatë, ekziston mundësia se mund të mbërrihet gjithësesi në këtë epilog, çka sipas llogaritjeve të bankës zvicerane UBS, mund të shkatërrojë 45 përqind të PBB-së së vendit që në vitin e parë nga dalja, si dhe do të zhvlerësojë monedhën e re në masën 60 përqind, përkundrejt Euros. Nuk janë të pakta rreziqet me të cilat përballet Greqia. Athina, rrezikon të shkaktojë një situatë paradoksale, atë të daljes aksidentale. Me fjalë të tjera, mund të jetë një seri ngjarjesh, që të shkaktojë një Grexit.

E para, ka të bëjë me paqëndrueshmërinë e depozitave në bankat greke. Nga nëntori deri më sot, sipas të dhënave të Bankës Qëndrore Greke, janë tërhequr mbi 30 miliardë euro, me një normë rritjeje shqetësuese. Sa më shumë theksohet ky fenomen, aq më shumë bankat greke do të

rezultojnë të ndërvarura nga linja e likuiditetit ndihmues nga BQE-ja, shumë e përdorur dy muajt e fundit.
Situata e dytë e stresit shkaktohet nga brishtësia e marrëveshjes mes Greqisë dhe grupi të Brukselit e 20 shkurtit të shkuar, e cila vendosi zgjatjen me katër muaj të programit të dytë të shpëtimit, i hyrë në fuqi që në vitin 2012. Pikërisht 2 muaj pas asaj marrëveshje, negociatat e reja janë ndërprerë.

Nga njëra anë Ciprasi dhe ministri i tij i Financave Janis Varufakis, nuk kanë paraqitur ende një listë të reformave të kërkuara nga Eurogroupi. Nga ana tjetër, është në progres një përpasje, mes kancelares gjermane Angela Merkel, më e moderuar, dhe shefit të financave gjermane Volfgang Shojble, më radikal dhe më pak i prirur, për të arritur kompromis me autoritetet greke. Në

mes, qendron Komisioni Evropian, që pret më kot një sinjal nga Athina.
Presionet
Burimi i tretë i presionit ka të bëjë me pagesat tashmë të planifikuara. Muajt më të nxehtë janë maji dhe qershori, duke qenë se do të duhet të paguhen ndaj FMN 2.53 miliardë euro. Data e parë që duhet patur në vëmendje është 12 maji, kur Athina do të duhet t’i paguajë institucionit me qendër në Uashington 765 milionë euro. Pikërisht një ditë pas mbledhjes së Eurogrupit, të cilin analistët e “JP Morgan” e konsiderojnë si gjeneratorin e krizës greke.

Në rast se nuk do të gjendet një marrëveshje për kredi të reja, Greqia mund ta ketë të pamundur të paguajë kreditë e marra nga FMN-ja. Edhe po të gjente burimet, do të vijë shpejt qershori me 1.568

miliardë Euro për t’u paguar, brenda datës 19 të atij muaji. Praktikisht, mungojnë edhe nëntë javë e gjysmë, nga bërja e llogarive mbi të ardhmen e vendit.

Nëse Athina nuk arrin të shlyejë kredinë ndaj FMN- së, pas një periudhe mospagimi prej 30 ditësh, do të konsiderohet e rrënuar. Kjo do të thotë se vendi do të fillojë procedurat për shpalljen e falimentimit të dytë kombëtar brenda tre vjetësh. Sipas bankës franceze ‘Natixis’, kjo mund të rriste presionin si në aspektin social, për shkak të mospagesës së rrogave dhe pensioneve, si në atë financiar, sepse bankat greke do të humbisnin patericën e Bankës Qëndrore Evropiane. Pa këtë të fundit, Greqia do të ishte në fakt jashtë eurozonës, meqënëse mbështetja e vetme e mundshme për sistemin banker do të jetë Banka Qëndrore Kombëtare.

Skenarët
Në këtë rast, përballë urgjencës së likuiditetit, të ushqyer nga një ikje masive e depozitave, vendi ka vetëm dy rrugëdalje: ose një program të ri shpëtimi, ose një kthim tek dhrahmia e vjetër. Sikurse vë në dukje banka amerikane City, “është e vërtetë se po shtohet rreziku i daljes së Greqisë nga Eurozona, por mos harroni se nga një pikëpamje ekonomike dhe financiare, ky proces duket i menaxhueshëm, dhe do të ishte i paçmueshëm, përsa i përket besimit të investitorëve ndërkombëtarë”. Në thelb, një ecje në terr.
Nën profilin politik, eurozona do të ishte në gjendje, për të trajtuar një rast urgjent. Pasoja e parë, do të jetë presioni mbi tregun e bonove, çka do të pasohej me pasigurinë e investitorëve ndërkombëtare, mbi qëndrueshmërinë e gjithë zonës së Euros. “Pyetja në

rastin e një Grexit, është vetëm një: Cili do ta ketë rradhën?” – tha Komisioneri i BE për Ekonominë dhe Financat Pier Moskovici. Një pyetje, që siç thekson “JP Morgan”, askush nuk dëshiron ta ngrejë në eurozonë. /Messaggero/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button