Psikologji

Nëse dallon këto 12 cilësi tek fëmija yt, atëherë me siguri ke një fëmijë empatik

Sistemi nervor i fëmijëve empatik reagon në mënyrë tepër të shpejtë ndaj stimujve të jashtëm, si dhe ndaj situatave stresuese. Ata janë tepër të ndjeshëm dhe kuptimi i tyre për jetën dhe emocionet është ndër më të fortët krahasuar me të njerëzve të tjerë. Shpesh shoqëria dhe shkolla nuk i kupton fëmijë të tllë. Në shumicën e rasteve, mësuesit, mjekët, madje edhe prindërit i quajnë “të ndrojtur”, “antisocial” dhe “të mbyllur në vete”. Të gjitha këto etiketa ia vendosin, sepse ata janë më të heshtur, më të menduar dhe më të qetë, në ndryshim nga bashkëmoshatarët e tyre që nuk janë empatikë dhe janë më aktivë në shoqëri. Por cilat janë cilësitë me të cilat mund ta dallosh që fëmija yt mund të jetë empatik? Më poshtë keni një listë me 12 cilësi:

  1. I ndiejnë gjërat thellësisht.
  2. Stimulohen nga njerëzit, zhurmat dhe stresi.
  3. Kanë reagime të forta përpara skenave të trishta apo të frikshme në libra ose në filma.
  4. I shmangen dhe largohen nga takimet në familje, pasi ajo që do të ndodhë është e tepërt për ta.
  5. Janë “ndryshe” nga fëmijët e tjerë dhe e kanë të vështirë përshtatjen me shoqërinë në tërësi.
  6. Janë dëgjues të mirë dhe të mëshirshëm me të tjerët.
  7. Përgjithësisht të habisin me komentet e zgjuara për veten, si dhe për të tjerët.
  8. Kanë një lidhje të fortë me natyrën, bimët dhe kafshët. I duan kafshët dhe nuk e mbështesin keqtrajtimin e tyre.
  9. Preferojnë të kalojnë më tepër kohë vetëm, se sa të luajnë me bashkëmoshatarët e tyre.
  10. Ndikohen shumë edhe nga një mik i tyre që po kalon nëpër një periudhë stresuese.
  11. I ndiejnë emocionet e të tjerëve sikur të ishin emocionet e tyre.
  12. Kanë një mik të ngushtë, ose disa miq të mirë, por jo një shoqëri shumë të gjerë.

Nëse je prind i një fëmije të tillë, mos e streso më tepër duke ia vënë në dukje dallimin e tij me fëmijët e tjerë, pasi nuk ka gjë më të mirë se të jesh empatik dhe i mëshirshëm me të tjerët. Ajo që duhet të bësh si prind, është ta mbështetësh deri në atë pikë sa fëmija yt të tregojë më të mirën nga vetja. Ndihmoji në ndjeshmërinë e tyre dhe bëji të kuptojnë se nuk ka gjë të keqe të jesh i ndjeshëm, përkundrazi, është gjëja më e bukur në një realitet që të shtyn të jesh përherë e më i ftohtë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button