Psikologji

Nëse dëshiron ta mbash dikë pranë, duhet të bësh këto gjëra!

Të flasësh për dashurinë nuk është e vështirë, përkundrazi : po e bëjmë edhe këtu, në këtë moment, pa ndonjë synim për t’ju bërë të bini në dashuri. Ta përjetosh dashurinë është e vështirë. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se nëse mendojmë që e duam vërtet një person, atëherë nuk duhet të mos i zbatojmë këto rregulla :

Së pari : Respektoje personin tjetër.

Kjo është ABC-ja e çdo raporti human. Respekti duhet të vihet re jo vetëm në marrëdhëniet me personat që i njohim, por edhe me ata që nuk i njohim.

Së dyti : Mos prit që partneri/ja të të përkasë ty.

Përkufizime si : burri im” apo “gruaja ime” janë sigurisht shumë të përdorura, por nëse i mendoni mirë kuptimet e tyre, nuk janë termat e duhur për t’u përdorur. Ne nuk i përkasim askujt. Skllavëria ka kohë që ka marrë fund, ndaj terma të tillë janë paksa të gabuar për t’u përdorur.

Së treti : Ndihmojeni.

Ju mund ta ndihmoni partnerin/en me përgatitjen e një darke, sistemimin e shtëpisë, ta ndihmoni me punën që bën, apo thjesht ta ndihmoni me prezencën tuaj pranë, nëse ajo e bën të ndihet mirë. Po flasim për raporte tërësisht normale në një çift, sepse të qëndruarit afër, është një mënyrë shumë e mirë për forcimin e marrëdhënies.

Së katërti : Mëso të dëgjosh pa kritikuar.

Një nga gjërat që bëhen më shpesh, është se tjetri dëgjohet deri në njëfarë pike dhe kur ai/ajo tregon për një gabim që mund të ketë bërë, atëherë fillojnë kritikat. Nuk merret parasysh fare arsyeja se pse personi tjetër mund të ketë gabuar dhe harrohet se çdokush gabon. Duhet shkuar më larg kritikave duke e pyetur personin tjetër mbi arsyet e gabimeve, përpara se t’i kritikojmë.

Së pesti : Nuk duhet harruar asnjëherë ta falenderojmë edhe atë për sukseset tona.

Partneri/ja jonë është personi me të cilin duhet të ndajmë gjithçka, nga dhimbjet e deri tek kënaqësitë,. Është e vërtetë se kur gjërat shkojnë keq, ne nuk kemi shumë qejf të merremi me personin tjetër, por kjo është gjëja më e gabuar. Duhet ta inkurajojmë atë person dhe veten të ecim përpara me më shumë forcë. Nga ana tjetër, kur gjërat janë duke shkuar mirë dhe ne korrim sukses, nuk duhet të mos e falenderojmë edhe atë për sukseset tona, pasi ai/ajo ka qenë pranë nesh dhe rrjedhimisht është një pjesë shumë e rëndësishme e sukseseve tona. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button