Ekzistojnë disa energji të forta engjëllore që mund të mbrojnë dhe forcojnë një dashuri ekzistente, ose të sjellin një dashuri të re në jetën tuaj. Ki parasysh se me dashuri të vërtetë nuk nënkuptohet vetëm dashuria romantike. Dashuria e vërtetë mund të manifestohet edhe si një miqësi shumë e bukur. Këta janë disa ndër shumë engjëj që mund t’ju drejtohesh për t’ju sjellë një dashuri të vërtetë:
Cassiel
Ky është engjëlli i vetmisë që në mënyrë ironike mund të të sjellë një dashuri të re, ose një përmirësim të marrëdhënies së ndërlikuar që mund të kesh. Nëse kohët e fundit jetoni të ndarë, apo jeni divorcuar, duhet t’i kërkoni këtij engjëlli t’ju ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënies suaj, ose që t’ju sjellë një marrëdhënie të re.
Chamuel
Chamuel është engjëlli i dashurisë që merret me gjithë zemrën. Ai është engjëlli i mëshirës, faljes dhe mirëkuptimit. Ky engjëll do të të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve të dëmtuara. Lutju edhe këtij engjëlli për të forcuar marrëdhënien tënde me dikë, ose për të të sjellë një person të ri në jetën tënde.
Gabriel
Ky engjëll mund të të ndihmojë për të sjellë në jetën tënde shpirtin binjak që do të përputhet në mënyrë perfekte me ty në ccdo aspekt.
Haniel
Ky engjëll i dashurisë ofron mirësi në jetën tënde, fat që do të të mbrojë nga incidentet dhe do të sjellë atë që ke nevojë në ccdo moment.
Harut
Ky engjëll parandalon konfuzionin, fyerjet dhe debatet në jetën tënde romantike në ccift.
Jophiel
Ky është një engjëll i fortë që do të të ndihmojë të bësh zgjedhjen e duhur, nëse gjendesh në një trekëndësh dashurie të vështirë.
Muriel
Ky engjëll do të të mbrojë ty dhe të dashurin/ën tënd/e, nëse ai/ajo gjendet në një situatë të rrezikshme.
Raguel
Ky është një engjëll i drejtësisë dhe harmonisë. Do të të ndihmojë në lindjen e sigurisë brenda teje se miku yt në jetë është absolutisht besnik. Nëse je një femër, engjëlli Raguel sigurohet që bashkëshorti ose i dashuri yt të sillet me besnikëri ndaj teje.
Raphael
Ky engjëll i korrespondon ccakrës së zemrës. Ndihmon që të hapësh zemrën tënde në mënyrë që të jesh më pranues/e i/e dashurisë. Është Është përgjegjës në riparimin e shpirtrave të shkatërruar nga një histori dashurie zhgënjyese. Lutju Raphaelit, nëse ke nevojë të shërosh një marrëdhënie të dëmtuar, ose nëse ke probleme për të harruar të shkuarën. Ky engjëll ndihmon edhe në kalimin më me lehtësi të vështirësive të një divorci.
Uriel
Ky është engjëlli i paqes dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet personale. Lutju këtij engjëlli, nëse ke nevojë të kalosh më me qetësi përmes një divorci, ose nëse ke nevojë të pajtohesh me një mik të humbur prej kohësh. Falja është ajo që trajton ky ëngjëll. Mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e plagëve të shkuara në zemër, në mënyrë që të ecësh përpara në jetë më me lehtësi.