Motivuese

Nëse ke nisur keq ditën, ka 6 mënyra për ta bërë të bukur

Alarmi që nuk bie, kripë në kafe, një thua i thyer: dita ka nisur me të vërtetë në këmbë të gabuar. Mund të ndodhë që të gjithë të përballemi me një ditë të tillë, dhe kjo nuk duhet të jetë një dramë, ka raste kur, sidoqoftë, një ditë e keqe mund të ndryshojë plotësisht gjendjen tonë ose më keq, të kushtëzojë gjithë javën. Më poshtë janë 6 mënyra për të bërë një ditë të keqe të fillojë bukur.

Ndonjëherë kemi ndjenjën se është fati që vë shkopinj në rrota. Megjithatë, na takon t’i japim rëndësi rrethanave. Mënyra e parë për të shpëtuar veten nga një ditë e keqe është t’i jepni më pak vlerë pakënaqësive të vogla të përditshme, ose në çdo rast t’u jepni atyre peshën e duhur.

Ne shpesh ia kushtojmë vëmendjen tonë në tërësi ngjarjeve dhe situatave që në të vërtetë nuk e meritojnë aspak. Shqetësimi për gjëra të parëndësishme mund të shkaktojë trishtim, zemërim dhe traziërë emocionale. Për këtë arsye, duhet të përqendrohemi vetëm në gjërat që janë të rëndësishme për ne.

A keni menduar ndonjëherë se gjëja që ju shqetëson dhe ju bën nervozë mund të zgjidhet vetë? Shpesh, sidomos kur gjendja shpirtërore është negative, ne tentojmë të zmadhojmë ngjarjet dhe të mos i japim përparësi të duhur gjërave: duhet të mësoni ta bëni këtë; kjo do të përmirësojë ditën tuaj dhe në përgjithësi qasjen ndaj humorit të keq.

Nëse dita juaj ka filluar në mënyrën më të keqe, duhet t’i kushtoni vetes gjërat që ju pëlqejnë: pasionet, sportet dhe hobi. Kaloni kohë duke bërë gjërat që doni më së shumti, duke nxitur një humor pozitiv dhe duke mbajtur larg emocionet negative.

A e dini se çdo lloj stërvitje prodhon endorfine? Kjo molekulë njihet edhe si “hormoni i lumturisë”. Pra, ushtrimi i aktivitetit fizik jo vetëm që nxit sekretimin e endorfinave, por ndihmon në relaksimin e mendjes: një metodë e mirë për të shmangur të gjitha gjërat negative që kanë ndodhur gjatë ditës.

Ka shumë studime që mbështesin fuqinë e madhe të të menduarit pozitiv: ndjenja e lumtur ju bën të buzëqeshni dhe buzëqeshja na bën të lumtur. Nëse ju duket se sot, çdo gjë shkon keq, buzëqeshni. Duke vepruar kështu, ju do të çlironi dopaminë, një hormon tjetër lumturie. / MeB

 

Leave a Reply

Back to top button