Zyrtarisht, Qendra për Kontrrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se ndryshoi qëndrimine saj në bazë të zhvillimeve. Ndërsa u bë më e qartë se transmetimi asimptomatik po ndodhte, argumentoi QKPS, përfitimet me vendosjen e një maske u rritën, pasi ajo mund të ndihmojë në ndalimin e transmetimit nga njerëzit që as nuk e dinë që janë të sëmurë.
Jozyrtarisht, përgjigja është pak më e komplikuar. Në diskutimet e mia me zyrtarët e shëndetit publik dhe ekspertët përpara se QKPS të ndryshonte udhëzimin e saj, dukej që shumë njerëz kishin frikë të thoshin ndonjë gjë që mund të përkeqësonte mungesën e mjeteve mjekësore për punonjësit e kujdesit shëndetësor ose të ndikonte që publiku i gjerë të mendonte – gabimisht – se mund të lehtësoheshin masat e distancimit social nëse ata thjesht mbajnë një maskë.
“Kam frikë se nëse u themi të gjithëve se duhet të dalin dhe të blejnë maska, kjo jo vetëm që do të kontribuojë në mungesën e mjeteve mjekësore,”tha Jaimie Meyer, një ekspert i sëmundjes infektive në Universitetin Yale, “por do të japë një kuptim të rremë të një ‘rregullim i shpejtë’ për mbrojtjen, ndërsa njerëzit ende duhet të praktikojnë strategji distancimi sociale që janë shumë më efektive, megjithëse ndoshta shoqërore, psikologjike, [dhe] logjistikisht sfiduese. ”
Pjesë e problemit është që QKPS gjithashtu operon në një nivel provash të ndryshme nga publiku. Agjensia ka tendencë të ndjekë rishikimet më të mira të provave shkencore me standarde shumë rigoroze për atë që është një studim i mirë dhe çfarë jo. Pra, ajo që mund të duket si dëshmi mjaft e mirë dhe arsyetimi për ju dhe mua mund të mos jetë mjaft e mirë për QKPS.
Meqenëse evidencat shkencore për përdorimin e maskave publike nuk janë të mëdha – edhe nëse janë përgjithësisht pozitive – QKPS, një agjenci e mbushur me shkencëtarë, ishte thjesht më skeptik. Pavarësisht nga arsyetimi, mesazhet e QKPS patën efektin e kundërt. Dhe publiku nxitoi të blinte maska gjithsesi.