Histori

Nëse mbijeton, mos harro se sa shumë të dua!

Ngjarje e vërtetë, ndodhur në Japoni në vitin 2011 disa orë pas një tërmeti shumë të fuqishëm.

sakrifica e nenes

Pasi tërmeti ishte “zhdukur”, ekipet e shpëtimit arritën në rrënojat e shtëpisë së një gruaje të re dhe aty përballën me trupin e saj të pajetë të mbuluar nga rrënojat. Pozicioni i trupit të saj, ishte disi i çuditshëm, të kujtonte momentin kur një besimtar përulet dhe i falet perëndisë së tij. Rrënojat e shtëpisë kishin mbuluar shpinën dhe kokën e saj.

Duke u përballur me gjithë këto vështirësi, kryetari i ekipit të shpëtimit vendosi të fus dorën e tij, brenda në një çarje në murin e rrënuar për të arritur trupin e gruas së pafat. Brenda tij, ziente shpresa se kjo grua ishte e gjallë. Mirëpo, si trupi i saj i ftohtë, po ashtu dhe trupi i saj i lakuar, dëshmonin se kjo grua kishte vdekur. Vetë krye i ekipit të shpëtimit, së bashku me kolegët e tjerë vendosën të largohen nga kjo shtëpi dhe t’i drejtoheshin shtëpive të tjera, për të ofruar aty ndihmë tek njerëz të tjerë që ndodheshin në nevojë të madhe për jetën.

Por, disa arsye të pashpjegueshme e detyronin kryetarin e ekipit të shpëtimit e impononin atë të rikthehej në shtëpinë e shkatërruar ku ndodhej e groposur gruaja e pafat, pasi një fuqi e pashpjegueshme e “shtynte” atë për atje… Kështu dhe u bë! U afrua, u ul në gjunjë dhe futi përsëri dorën në çarjen e krijuar në murin e rrënuar, për të kërkuar një boshllëk nën trupin e saj të vdekur.

Papritur, filloi të thërras i entuziazmuar! “Është një fëmijë! Ka një fëmijë këtu!”.

I gjithë ekipi i shpëtimit, u grumbullua rreth tij dhe me kujdesin më të madh hoqën të gjithë mbetjet e rrënojave të shtëpisë, që kishin pllakosur gruan e pafat. Si të ishte mrekulli, para syve të tyre u shfaq një djalë tremuajsh, i mbështjell me një batanije e stolisur me motive lulesh, që ndodhej nën trupin e pajetë të nënës së tij. Sigurisht, që nënë trime kishte kryer një sakrificë mbinjerëzore për të shpëtuar djalin e saj tere muajsh.
Kur ajo kuptoi se shtëpia po rrënohej, përdori trupin e saj për të krijuar një improvizim mbrojtës për fëmijën e saj. Djaloshi i vogël, kur e gjeti kryetari i grupit të shpëtimit, po flinte i qetë teksa ishte mbështjell me batanijen e nënës së tij, e rrëmbeu prej andej dhe i mallëngjyer, i përlotur e solli në “Dritë”, duke e larguar nga rrënojat.

Mjeku nxitojë menjëherë për të vizituar djaloshin e vogël.
Pasi hapi batanijen, zbuloj brenda saj një telefon celular. Në ekranin e telefonit kishte një mesazh që shkruante:

“Nëse arrin të mbijetosh, ta mbash mend se sa shumë të dua!”.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button