Psikologji

Nëse mendoni të dhuroni lule për festat e marsit, dhuroni orkide. Këto janë disa nga arsyet pse…

Nëse keni vendosur t’i bëni një dhuratë mësueses, bashkëshortes, mamasë apo një mikeje, nuk ka asnjë dilemë, Orkideja është zgjidhja. E bukura nuk do të kishte simbol të saj më të denjë për ta përfaqësuar, sesa Orkidenë. Orkideja me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potencës). Kinezët, prej kohës së Confuciusit, e kanë quajtur orkiden “bima e aromës së mbretit”.

Ndërtimi

Lulet e orkidesë duket se jenë shumë të komplikuara, por në realitet ato kanë një strukturë shumë të thjeshtë, sikurse edhe një pjesë e familjes së orkideve siç është familja e zambakëve.

Orkidetë kanë 3 sepale (nëpetël) dhe 3 petale (sëpetël). Kjo ngjashmëri me bimët e tjera është vetëm sipërfaqësore, sepse të gjitha orkidetë kannë petalen e tyre të mesme të transformuar në një strukturë unike që quhet labellum ose buzë. Kjo petale gjithmonë dallon nga dy petalet e tjera. Orkidetë gjithashtu kanë edhe tipare rigjenerimi të ndryshme. Në vend të organeve të ndryshme femërore dhe mashkullore, stamen-i dhe pistils-i, janë të kombinuara në një strukturë të vetme të quajtur column (kolonë, varg).

Farat janë të vendosura në vende sterile në një përzierje të sheqerit dhe lëndëve ushqyese. Ky vend (termos) luan rolin e një serre të imët. Filizat qëndrojnë në termos për përafersisht një vit. Atëherë ato vendosen në një vazo “shoqërore“. Ato rriten në këtë vazo për 8 muaj deri në një vit. Atëherë ato zhvendosen në vazo individuale, që mund të zgjasë deri në shtatë vjet derisa të zhvillohen në një bimë që lulëzon, në varësi nga lloji i orkidesë.

Orkideja ka zhvilluar lulet që joshin insektet, të cilat i polenizojnë ato. Orkidetë gjithashtu kontrollojnë arritjen e kulminacionit të aromës së tyre. Disa orkide polenizohen nga fluturat e natës, për këtë arsye aroma e tyre është më e mirë gjatë natës.

Orkidetë nuk rriten vetëm në pyjet tropikale, sepse disa lloje të tyre rriten në gurë (e përdorin gurin si spirancë – diçka ku ato mbështeten). Orkidetë tokësore rriten në livadhe, zonat pyjore dhe në vargmale.

Domethënia e orkidesë:

Orkideja simbolizon një bukuri të rrallë, dashuri, finesë/delikatesë, zonjë të bukur, simbol kinez për shumë fëmijë, bukuri, jetë të gjatë, hijeshi/magjepsje e pjekur. Kjo lule lidhet me përvjetorin e njëzet e tetë të martesës.

Orkideja mund të dhurohet në buqetë apo edhe e mbjellë. Njëra nga rregullat themelore të kultivimit të luleve është dashuria ndaj tyre, pa marrë parasysh kushtet e mira, në të cilat lulet e mbjella kultivohen dhe rriten (uji, drita, nxehtësia etj.), ato patjetër edhe duhet të dashurohen.

Leave a Reply

Back to top button