Magazine

Nëse në foto shfaqni anën e djathtë tuajën, pëlqeheni më shumë. Ja përse

Njerëzit duken më të fuqishëm, atletët më elegantë, dhe makinat më të shpejta kur i shah nga ana e tyre e djathtë.

Ky vështrim i pabesueshëm vjen nga Simone Schnall, drejtore e Laboratorit Konjitiv dhe të Emocioneve në Kembrixh, e cila e përshkruan këtë funksion, të quajtur “prirja e veprimit hapësinor”, në një artikull për Edge.com mbi konceptet shkencore që duhen njohur mirë.

Schnall shkruan: “Njerëzit që shihen nga e djathta perceptohen si më të fuqishëm dhe karizmatikë, sesa ata që tregojnë anën e majtë (…). Parimi i ‘prirjes së veprimit hapësinor’ përfshin edhe mënyrën në të cilën veprimet e thjeshta interpretohen. Për shembull, një gol në futboll konsiderohet më elegant, një akt agresioni më i fortë, kur lojtari lëviz nga e majta në të djathtë, krahasuar me sulmet që ndodhin në drejtim të kundërt. Po ashtu, kur makinat shfaqen nga e djathta e tyre duken më të shpejta dhe pëlqehen më shumë”.

Vini re se prirja i referohet asaj se si gjërat shihen nga këndvështrimi i spektatorit. Për subjektin e një fotografie, kur përballet me kamerën, është e këshillueshme që të shohë në të majtën e tij për të përfituar nga ky mekanizëm. / HuffPost – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button