Psikologji

“Nëse ne nuk mësojmë se si të jemi të vetëm, do të ndihemi përherë të vetmuar”

Disa thënie nga Jay Shetty që do t’ju pëlqejnë dhe do t’ju inkurajojnë pamasë…

“Të anullosh planet e tjera për të lexuar, është gjëja e duhur. Të mos shkosh në një festë për të shkuar në palestër, është gjëja e duhur. Të qëndrosh në shtëpi për të gatuar, është gjëja e duhur. Le t’i inkurajojmë këto sjellje dhe të respektojmë vetëpërmirësimin”.

“Ne jemi bërë për t’i dashur njerëzit dhe për t’i përdorur gjërat materiale, por në ditët e sorme ne po përdorim njerëzit dhe po duam gjërat materiale”.

“Kalo nga pyetja “Pse po më ndodh mua kjo gjë?” në “Çfarë po mundohet të më mësojë mua kjo gjë?”. Do ta shohësh si do të ndryshojë gjithçka”.

“Ne duhet të mbajmë fillimisht premtimet që i bëjmë vetes sonë, në mënyrë që të mbajmë premtimet që u bëjmë të tjerëve”.

“Nëse ne nuk mësojmë se si të jemi të vetëm, do të ndihemi përherë të vetmuar”.

“Mësimi më i mirë që kam marrë në jetë, ka ardhur prej ndjesisë më të tmerrshme që kam ndjerë ndonjëherë në jetë”.

“Zgjidh njerëzit që të zgjedhin ty”.

“Je ende i ri/e re dhe nuk ke se si ta kuptosh ende se si duhet të shkojë jeta jote, apo se me çfarë qëllimi ke ardhur në jetë. Mos u streso. Gjithçka do të shkojë siç duhet”.

“Ajo që ti dëshiron, ekziston. Mos u ndal asnjëherë, derisa ta arrish”.

“Mos u frikëso nga fillimet e reja, nga njerëzit e rinj, nga energjitë e reja, nga zfidat e reja. Lidhi ndryshimet e reja me lumturinë”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button