Shkence

Nëse Pitagora dhe Darvini do të kishin patur Twitter

ANNA MELDOLESI

People holding mobile phones are silhouetted against a backdrop projected with the Twitter logo  in WarsawHistoria e shkencës është e mbushur me shpallje epokale dhe zbulime të kontestuar. Ndërsa rrjetet socialë janë një botë ku rriten egot e vogla dhe është e lehtë të kalosh në shpërthim nervash dhe gjykime përgjithësues. Arrini dot të imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse sukseset e mëdhenj të të kaluarës, ata që studiohen në shkolla, do të mund të “cicëroheshin” në momentin e zbulimit? Dean Burnett e ka bërë një gjë të tillë për The Guardian. Rezultati ishte një seri aktesh satirikë, që të bëjnë të buzëqeshësh për dinamikat e shkencës dhe ato të internetit. “Po, në një trekëndësh këndrejtë, hipotenuza në katror është e barabartë me shumën e kateteve në katror”, shkruan në Twitter Pitagora duke shpallur i lehtësuar teoremën e tij, që i përket shekullit VI p.e.s. Por, një telashendjellës është gati të kundërvihet: trekëndëshat barabrinjësh janë shumë më mirë, kujt i duhen trekëndëshat këndrejtë? Pitagora, i lodhur, e humbet elegancën matematikore dhe bën një batutë seksiste, nga ato që i çmendin njerëzit në internet, ashtu si dhe në bare: “Jot ëmë dukej e interesuar dje”. Kush e di si do të kishte reagur Arkimedi, nëse sapo të kish dalë nga vaska, do të kishte rendur të shkruante në Twitter parimin e pluskimit. Minimumi do kishte uruar provokatorët që të mbyteshin. Twitteri është një vend në të cilin një fizikan i fizikës bërthamore me pak ndjekës bën modestin, ndërkohë që një zotëri Askushi me mijëra ndjekës bën shkencëtarin. Kështu ka shkruajtur kohët e fundit në Twitter një njeri i mençur. Sa më pak që dinë njerëzit, aq më i prerë është toni i tyre. Shakatorë, falsifikatorë, ngacmues, lobistë të vetvetes dhe komplotistë qofshin, të gjithë shpërthejnë në mediat sociale. Eshtë e lehtë t’i imagjinosh në opera me Jonas Salk, kur në vitin 1955 shpall se vaksina për poliomelitin është efikase dhe e sigurtë. Në botën reale, Salk shndërrohet menjëherë në një hero, një bamirës. Gjysmë shekulli më parë dukej gjë e “hatashme” që vaksinat nuk ishin më të rrezikshme se bakteret, dhe komplotizmi i internetit nuk kishte mbërritur ende. Sot, dikush do të përgjigjej menjëherë: “Je një rrugaç i industrisë farmaceutike”.

Mendjet e mëdha të të kaluarës na pëlqen t’i imagjinojmë të frymëzuara, njerëz të prirur të mbushin faqe të tëra me shifra. Por shkencëtarët janë qenie njerëzore, me kotësitë dhe dobësitë e tyre. Pothuajse të gjithë e dinë historinë e Rosalind Franklin, biofizikania që u shndërrua në ikonë të lëvizjes feministe, pasi kishte kontribuar për zbulimin e helikës së dyfishtë të ADN-së, pa marrë asnjë çmim dhe pa i parë meritat e saj të njiheshin ashtu siç duhej, prej kolegëve që morën edhe Nobelin (Francis Crick, James Watson, Maurice Wilkins). Nuk mund t’i rezistosh tundimit për t’u tallur, nëse imagjinon Crickun që fillimisht i kopjon postimin në Twitter për helikën e dyfishtë, dhe më pas e trajton si një njeri që po e bezdis.

Shumë momente të jashtëzakonshëm për progresin e dijeve njerëzore mund të paraqiten kështu, me humorizëm. Anatomistët e mëdhenj që kërkojnë kufoma për studime mbi trupin e njeriut duke postuar lajmërime në internet. Grindjet e astronomëve, se kush është në qendër, Toka apo Dielli. Darvini që paraqet me 140 gërma teorinë e evolucionit. Në galerinë e The Guardian ka vend edhe për Florence Nightingale, e cila në vitet 800 sfidoi dëshirat e familjes dhe u bë themeluese e shkencave infermieristike moderne. “Analiza statistikore e sistemeve shëndetësorë mund të përmirësojë dramatikisht shëndetin në përgjithësi”, do të kishte shkruajtur ajo në Twitter.

Ndonjë budalla i fiksuar pas infermiereve seksi ndoshta do ta kishte ftuar të analizonte nga afër sistemin që përmbajnë pantallonat e tij. Dhe ajo do të kish mundur të përgjigjej aty për aty, në mënyrë shkencërisht të përsosur: “Nuk mund të arrihen rezultate domethënës me një kampion kaq të vogël”. /Corriere/

Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button