Horizonti.al

Nëse trupi ynë e ka temperaturën 37°C, pse në 30°C është kaq vapë?

Screen Shot 2015-09-02 at 6.51.17 PM

Jo i gjithë trupi ynë është në 37°C – ajo është temperatura e zemrës. Lëkura është shumë më e freskët sesa kaq, për arsye se është vazhdimisht duke shkëmbyer nxehtësi me mjedisin. Kjo është rëndësishme, për arsye se energjia e çliruar si një nënprodukt i reaksioneve kimike në qelizat tuaja, do të shkatërronte ato, nëse nuk shpërndahej në vazhdimësi.

Kur temperatura e mjedisit është 30°C, shpejtësia e ndryshimit të temperaturës midis zemrës dhe lëkurës është më e ulët, kështu konveksioni dhe rrezatimi nuk janë të mjaftueshëm për të shpërhapur nxehtësinë, aq shpejt sa ajo të gjenerohet. Për ta kompensuar, ti ke nevojë të djersitesh (gjë e cila largon nxehtësinë përmes avullimit), freskohesh (konveksion i detyruar), ose marrësh një pije të ftohtë. ‘Të ndjerët nxehtë’ është paralajmërimi që trupi juaj po përdor, për t’ju treguar që të bëni një prej këtyre të trejave. Kontrollohet nga hipotalamusi në tru, i cili mat temperaturën e gjakut në zemrën tuaj./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button