Analiza

Nëse vazhdon kështu, BE do të humbasë edhe mbështetjen e qytetarëve të Ballkanit

A i bëhet vonë vërtetë BE-së, për Ballkanin Perëndimor?

Sena Marić

Studiuese, Qendra për Politika Europiane në Beograd

BE-së i bëhet vonë për Ballkanin Perëndimor, por në mënyrën e gabuar. BE e ka marrë stabilitetin e rajonit si të mirëqenë. Qasja e “shkopinjve dhe karrotave” e Bashkimit Europian, ndaj vendeve të rajonit, në lidhje me anëtarësimin e tyre në BE, mund të ketë qenë efektive në dekadën e parë të shekullit të njëzet e një, por jo më tej. Zbehja e oreksit të BE-së për zgjerim dhe krizat e shumta të brendshme, e kanë detyruar atë t’i japë përparësi shqetësimeve të sigurisë, në kurriz të evropianizimit të rajonit. Kjo ka çuar në një sprapsje progresive të demokracisë në rajon.

Me fjalë të tjera, BE ka bërë një sy qorr ndaj tendencave antidemokratike në rritje, të elitave politike në Ballkanin Perëndimor, për hir të ruajtjes së stabilitetit. Ngjarjet e fundit në Maqedoni, ku protestuesit sulmuan parlamentin më 27 prill, kanë treguar se kjo qasje ishte e gabuar. Një skenar i ngjashëm mund të pritet në Serbi.

Prandaj, në vend që të mbështetet në elita të veçanta politike, BE-ja duhet të nxisë lidhje dhe mundësi më të mëdha ekonomike, duke zbatuar reformat e domosdoshme për sundimin e ligjit, për të krijuar parakushte më të forta për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Përndryshe, BE-ja do të vazhdojë të humbasë mbështetjen jo vetëm të mbrojtësve të saj politikë në Ballkanin Perëndimor, por edhe, dhe më e rëndësishmja, të qytetarëve të rajonit. / Carnegie Europe – bota.al

Leave a Reply

Back to top button