Kuriozitete

“Nëse zhduket njerëzimi”. Ja shkaqet e mundshëm të apokalipsit sipas shkencëtarëve të Oksfordit

Screen Shot 2015-02-17 at 1.07.55 PMNëse ndodh apokalipsi dhe nëse zhduket njerëzimi, kjo do të ndodhë nga një prej këtyre shkaqeve: Ndryshimet klimatike, lufta atomike, pandemia globale dhe rënia e asteroidit të përmasave gjigante. Këto përbëjnë rreziqet e mbijetesës së njerëzimit, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti i Oxfordit.
Ndikimi i ndryshimeve klimatike do të mund të ndihet më së shumti në vendet e varfra, kurse vdekjet masive nga uria dhe migrimet e mëdha do të mund të shkaktonin destabilitet të madh global.
Ndonëse mundësia e shpërthimit të luftës bërthamore është më e vogël se në shekullin e kaluar, shkencëtarët tërheqin vërejtjen se enda ka rrezik nga konflikti i qëllimshëm ose i rastësishëm nuklear (konflikti i rastësishëm atomik do të mund të shkaktohej si pasojë e ndonjë gabimi kompjuterik ose të ndonjë gabimi tjetër teknik), përcjell koha.net.
Shkencëtarët thonë se njerëzimi nuk do të mund të mbijetonte konfliktin nuklear. Njerëzimi do të mund të shkatërrohej edhe si pasojë e ndonjë pandemie globale, në rast të shfaqjes së ndonjë sëmundjeje që nuk mund të kontrollohet.
Screen Shot 2015-02-17 at 1.07.59 PMGoditja nga ndonjë asteroid më i madh se pesë kilometra do të mund të shkatërronte një shtet me madhësi sa Holanda. Situata të tilla ndodhin në çdo 20 milionë vjet, por dëmin më të madh nuk do ta shkaktonte vetë goditja, por retë e pluhurit që do të arrinin në shumë shtresa të atmosferës, tërheqin vërejtjen shkencëtarët. Kataklizmin do të mund të ndodhte edhe si pasojë e erupsionit të ndonjë super vullkani, pas të cilit reja e pluhurit do të mund të bllokonte rrezet e diellit dhe të shkaktonte dimër global.
Ndër kataklizmet me rrezik të lartë për njerëzimin përfshihen edhe katastrofat ekologjike, pastaj katastrofat e sistemit global, që do të mund të shkaktonin kolaps ekonomik të ashtuquajtur “biologjia sintetike” në rast se ndokush krijon patogjenin që do të mund të shkatërronte racën njerëzore.
Ekspertët gjithnjë e më zhurmshëm tërheqin vërejtjen edhe nga inteligjenca artificiale.
Të rrezikshme janë edhe nanoteknologjia, përmes të cilës është e mundur të konstruktohen arsenale të mëdha armesh, si dhe inteligjenca artificiale të cilën njerëzit nuk do të ishin në gjendje ta kontrollojnë. As politika nuk është e parrezikshme për njerëzimin. Shkencëtarët si një nga skenarët e mundshme për zhdukjen e species së njeriut përmendin qeveritë e këqija botërore, të cilat nuk janë në gjendje t’i zgjidhin problemet.

Screen Shot 2015-02-17 at 1.08.04 PM Screen Shot 2015-02-17 at 1.08.07 PM

Leave a Reply

Back to top button