Analiza

Netanjahu dështoi, ka të tjera rrugë për sigurinë e Izraelit

Gjeneralët izraelitë flasin për “kositjen e lëndinës” në Gaza. Kjo metaforë e zymtë nxjerr në pah falimentimin moral të politikës, që mbështetet ekskluzivisht në forcën brutale ushtarake, në lidhje me atë që është në thelb është një politike, dhe tani për fat të keq, një problem humanitar. Tashmë votuesit kanë mundësinë t’i kthejnë shpinën politikave, që e shndërruan Izraelin në një vend të dorës së dytë në arenën ndërkombëtare, dhe për t’i rihapur rrugës një zgjidhjeje paqësore me krijimin e dy shteteve të pavarura

Screen Shot 2015-03-14 at 10.38.16 AMNga Avi Shlaim

Kur të shkojnë tek kutitë e votimit në 17 mars, zgjedhësit izraelitë duhet të zgjedhin, midis dy vizioneve rrënjësisht të ndryshme, për të ardhmen e vendit të tyre. Partia në pushtet e krahut të djathtë “Likud”, përballet me një sfidë të vështirë nga Bashkimi Sionist, një parti e krijuar nga shkrirja e Partisë Lauriste me një parti të vogël të qendrës. Lideri i saj Isak Hercog, është politikan i moderuar i qendrës së majtë, që preferon të përqëndrohet më tepër tek çështjet social-ekonomike, për të cilat janë të shqetësuar edhe shumica e qytetarëve.

Zëvendësja e tij e qendrës së djathtë, Cipi Livni, ishte ministre e drejtësisë dhe negociatorie kryesore në bisedimet me palestinezët, në qeverinë e koalicionit që po largohet. Partia e tyre e re angazhohet të vazhdojë negociatat me Autoritetin Palestinez, me qëllim arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e konfliktit, përmes krijimit të dy shteteve. Platforma e saj, gjithashtu parashikon paraqitjen e një plani konkret paqeje Lidhjes Arabe.

Likud, e udhëhequr nga Benjamin Netanjahu, është e angazhuar për kontrollin e përhershëm të Izraelit, mbi pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor, dhe kjo përjashton mundësinë e paqes me palestinezët. Afërsisht dy të tretat e izraelitëve janë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete. Por pas ndërprerjes së procesit të paqes së Oslo në vitin 2000, shumica e tyre qenë të prirur të besonin se nuk ka pati asnjë partner palestinez të gatshëm për paqe.

Rrjedhimisht, sikurse e tregojnë edhe sondazhet, në çështjet e brendshme Hercog ka një avantazh të dukshëm, por sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë, Netanjahu ka një epërsi të madhe. Dhe politika e tij është që të përjetësojë statuskuonë. Netanjahu tha këtë javë se ai tashmë e cilëson angazhimin e tij për një zgjidhje mes dy shtete, si “thjesht të parëndësishëm”.

Vizioni strategjik dhe diplomatik i Netanjahut mbështetet tek ideologjia revizioniste sioniste e Izraelit të Madh. Kjo ideologji refuzon haptaz çdo lloj të drejte kombëtare për palestinezët e Bregut Perëndimor, dhe pohon qartaz të drejtën e popullit hebre në “gjithë vendin e Izraelit”. Sipas kësaj pikëpamje, kontrolli i Izraelit mbi Bregun Perëndimor nuk është një pushtim, por ushtrimi i ligjshëm i së drejtës historike.

Në narrativën e Netanjahut, palestinezët përbëjnë një kërcënim ekzistencial ndaj qytetarëve hebrej të Izraelit; mbështetja perëndimore për shtetit palestinez vetëm sa e thekson këtë kërcënim; dhe se në këto kushte mënyra më e mirë për ta kundërshtuar atë, është të përshpejtohet ndërtimi i shtëpive hebreje dhe infrastrukturës, në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor.

Një argument i përdorur në mënyrë të përsëritur nga Netanjahu dhe skifterët që dominojnë partinë e tij kundër tërheqjes nga Bregu Perëndimor, është preçedenti i Gazas. Në gusht të vitit 2005, qeveria e udhëhequr nga Likud dhe e kryesuar nga Ariel Sharon, ndërmorri “mosangazhim të njëanshëm”, tërheqjen e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, dhe të 8 mijë kolonëve hebrenj nga Rripi i Gazës. Netanjahu udhëhoqi lëvizjen brenda partisë kundër këtij veprimi, duke e detyruar Sharonin të largohej dhe të formonte një parti tjetër të quajtur Kadima. Sipas asaj që pretendon Netanjahu, marrja e Gazës nga Hamasi, goditja me raketa dhe mortaja përtej kufirit, si dhe sulmet terroriste ndaj civilëve izraelitë – ishin të gjitha pasojë e drejtpërdrejtë e lëvizjeve të Sharonit.

Në rast se Izraeli e përsërit atë gabim, duke u tërhequr nga Bregu Perëndimor – paralajmëron Netanjahu – rezultati do të jetë i njëjtë: edhe ai territor do të kthehet në një terren për sulmet terroriste nga ana e fanatikëve islamikë kundër Izraelit. Megjithatë fabula e Netanjahut shtrembëron krejtësisht motivet, që qëndronin pas asaj tërheqje, mënyrës sesi u zbatua, si dhe pasojat e atij akti.

Ariel Sharoni e përshkroi tërheqjen nga Gaza si një kontribut ndaj bisedimeve të paqes, por në fakt nuk ishte asgjë e tillë. Projekti “Road Map” bënte thirrje për negociata, të cilat Sharon i refuzoi: plani parashikonte një shtet të pavarur palestinez, deri në fund të 2005-ës, ndërsa kryeministri izraelit ishte i vendosur ta parandalonte një gjë të tillë.

Synimi i tij i vërtetë ishte të ripërcaktonte në mënyrë të njëanshme kufijtë e Izraelit të Madh, në mënyrë që të përfshinte brenda tyre sa më shumë territore palestineze, me sa më pak banorë palestinezë që të ishte e mundur. Hapi i parë ishte tërheqja nga Gaza, shtëpia e 1.4 milion palestinezëve; i dyti konsolidimi i kontrollit Izraelit mbi Bregun Perëndimor, duke ndërtuar një “pengesë sigurie” të paligjshme që ndante Jeruzalemin lindor nga pjesa tjetër e Bregut Perëndimor.

Kur lëvizja islamike e rezistencës, Hamas, fitoi zgjedhjet e lira e të ndershme në janar të vitit 2006, pasuesit e Sharonit refuzuan të njohin qeverinë e re dhe ndërmorrën një luftë ekonomike, për ta minuar atë. Ata gjithashtu sabotuan qeverinë e unitetit kombëtar të formuar nga Hamasi dhe Fatahu në mars të vitit 2007. Ajo ishte një qeveri e moderuar, që u ofrua për të negociuar një armëpushim afatgjatë me Izraelin, por që mjerisht nuk kishte njeri për të folur për të në anën izraelite. Duke shmangur diplomacinë, Izraeli inkurajoi Fatahun të kryejë një grusht shteti, për të rimarrë i vetëm pushtetin. Hamasi i parapriu grushtit të shtetit, duke marrë me forcë kontrollin e Gazas në qershor të vitit 2007. Izraeli reagoi ndaj këtij akti, duke imponuar një bllokadë të paligjshme, që është ende në fuqi sot.

Rezultati përfundimtar i mosangazhim izraelit ishte shndërrimi i Rripit të Gazës në një burg të hapur. Sulmet nga Hamasi dhe shumë fraksioneve radikale islamike, ishin pasoja e pafat dhe tërësisht e shmangshme e kësaj bllokade dhe refuzimit izraelit për t’u angazhuar me udhëheqjen palestineze. Nuk ishte fanatizmi islamik, por përpjekja e vetë Izraelit për të nxitur një luftë civile palestineze, ajo që shkaktoi një reagim të ashpër.

Pra, mësimi i vërtetë nga ngjarjet e vitit 2005, është se vetëm një zgjidhje e negociuar me përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike të popullit palestinez, mund t’i japë fund ciklit të dhunës, dhe të sjellë paqe dhe siguri për qytetarët e Izraelit. Gjatë 6 viteve të fundit, Izraeli ka ndërmarrë 3 sulme të mëdha ushtarake në Rripin e Gazës. Këto sulme kanë shkaktuar një numër tronditës viktimash, kryesisht civilë, dhe dëme masive infrastrukturore, ndërsa pa dashje ka përforcuar apelin popullor të Hamasit, duke i lënë problemet themelore të acarohen.

Gjeneralët izraelitë flasin për “kositjen e lëndinës” në Gaza. Kjo metaforë e zymtë nxjerr në pah falimentimin moral të politikës, që mbështetet ekskluzivisht në forcën brutale ushtarake, në lidhje me atë që është në thelb është një politike, dhe tani për fat të keq, një problem humanitar. Kjo nënkupton bërjen e diçkaje mekanikisht dhe sistematikisht pa ndonjë zgjidhje në horizont.

Ai gjithashtu sugjeron, se sulmi i ardhshëm mbi të burgosurit fatkeq të burgut izraelit është vetëm çështje kohe. Duhet të ketë një mënyrë më të mirë, për garantimin e sigurisë për qytetarët e Izraelit. Bashkimi Sionist ofron një alternativë të qartë, për një politikë, e cila nuk ka dështuar vetëm për të sjellë siguri, por ndërkohë po shkatërron themelet e demokracisë izraelite, duke e reduktuar ndjeshëm rolin e vendit në arenën ndëkrombëtare.

Motivi kryesor prapa politikës së Bashkimit Sionist, nuk është të shpërblejë palestinezët, por të ruajë natyrën hebreje dhe demokratike të shtetit të Izraelit. Për më tepër, disa çështje janë të lidhura ngushtësisht: ulja e shpenzimeve në vendbanimet e Bregut Perëndimor, që do të çlirojnë burime të konsiderueshme, të cilat mund të shpenzohen më mirë në arsim, mirëqenie dhe zbutjen e varfërisë. Shqetësimet social-ekonomike janë ato që spikasin më tepër në fushatën e tanishme elektorale, sesa çështja palestineze. Por kjo e fundit, më shumë se çdo gjë  tjetër, do të formësojë të ardhmen e Izraelit. /“The Guardian”/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button