Analiza

Netanjahu fitoi, por me çfarë kosto?

Nga Steven Cohen & Gershon Shafir*

“The Conversation”

Screen Shot 2015-03-18 at 20.40.33Nuk asnjë ka dyshim se kryeministri Netanjahu ka nxjerrë në minutën e fundit një “lepur zgjedhor” nga kutia e votimit. Tej çdo parashikimi, partia e tij Likud, arriti sërish të triumfojë përballë Bashkimit Sionist, që deri në ditën e zgjedhjeve udhëhiqte në sondazhe. Netanjahu e arriti këtë fitore, duke gllabëruar votat e partive të tjera të krahut të djathtë ose nacionaliste. Por pikërisht këtu qëndron edhe problemi i tij. Ai ka një shans të mirë, por larg nga të qënit i sigurtë, për të formuar qeverinë e re, në mandatin e tij të katërt rradhazi. Kjo do të ishte një arritje e rëndësishme afatshkurtër. Megjithatë, prirjet afatgjata kërcënojnë si atë, ashtu edhe bllokun e tij.

Që nga viti 1977, Izraeli ka zgjedhur përherë qeveri të krahut të djathtë, me dy përjashtime: atë të udhëheqësve të laburistëve, Jitzhak Rabin dhe Ehud Barak, të cilët ishin edhe gjeneralë, në një vend tejet të shqetësuar për sigurinë.

Por tani, për herë të parë, një udhëheqës civil nga e majta, Jitzhak Herzog, paraqiti një alternativë të besueshme. Që prej protestave masive të vitit 2011, kryesisht mbi problemet sociale, shumë izraelitë e kanë vendosur standardin e tyre të jetesës dhe polarizimin ekonomik në rritje, në ballë të shqetësimeve të tyre.

Një tjetër kandidat i drejtësisë sociale, Moshe Kahalon, shënoi gjithashtu një rezultat çuditërisht të mirë. Përkundrazi, Netanjahu është përqëndruar më tepër tek Irani, ISIS-i, Hamasi, dhe kërcënimet e tjera reale apo dhe imagjinare të sigurisë. Ai mbetet i brishtë edhe në kampin e protestës sociale. Blloku i majtë ka disa arritje të tjera për të qenë krenarë.

Partia Arabia e Bashkuar do të jetë partia e tretë më e madhe në legjislaturën e XX-të të Knesetit, dhe do të ketë një ndikim të tillë tek qytetarët palestinezo-arabë, që nuk e ka patur kurrë më parë në Izrael. Është po aq e rëndësishme, që kjo parti e re arabe, zgjodhi të vërë theksin tek dëshirat e votuesve të saj, kryesisht arabë për integrimin dhe barazinë me hebrejtë, dhe jo për një axhendë separatiste-nacionaliste.

Ishte gjithashtu rasti ideal, në kushtet kur vrulli i disa projekteve të krahut të djathtë, në fund u zbeh. Avigdor Lieberman dhe Naftali Benet, të cilët dukeshin të gatshëm të zgjeroheshin jashtë kampit të emigrantëve dhe nacional-ortodoksëve rusë si dhe të formësonin identitetet e reja edhe më agresive e fetarisht të ndriçuara, panë partitë e tyre të tkurren ndjeshëm në këto zgjedhje.

Së fundmi, një aleancë me të vërtetë shqetësuese e ultra-ortodoksëve, me elementët me shprehës të racizmit të shoqërisë izraelite, nuk arriti të kalonte pragun dhe futej në parlament. Në një periudhë më afatgjatë, rimëkëmbja e Partisë Laburiste (që tashmë njihet si Bashkimi Sionist), dhe kthimi prapa i krahut të djathtë tek projektet ideologjike, do të çojë drejt një Kneseti të ndryshëm.

Është shumë e mundur që vazhdimësia e kryeministrit Benjamin Netanjahu në këtë detyrë, mund të thellojë përçarjet mes hebrejve amerikanë mbi Izraelin, në muajt dhe vitet që do të vijnë.

Gjatë dy viteve të fundit, zoti Netanjahu gëzoi partneritetin e aleatëve të qendrës politike dhe personaliteteve të saj (më e dukshmja, ish-Ministrja e Drejtësisë Cipi Livni). Madje u krijua një atmosferë gjoja e vërtetë, për kërkimin e një zgjidhjeje me krijimin e dy shteteve, për konfliktin izraelito-palestinez, dhe shfaqja e një marrëdhënie të mirë pune me presidentin amerikan Obama dhe Sekretarin e tij të Shtetit, Xhon Kerri.

Me fitimin e një mandati të ri qeverisës, ai duhet të menaxhonte krijimin e një koalicioni, që përmblidhte edhe aleatët e tij të krahut të djathtë dhe ultra-ortodoksët. Por këtë herë, zoti Netanjahu nuk do të ketë në dispozicion asnjë prej tyre. Ai i distancoi ish-aleatët e tij të qendrës me deklaratën e tij një ditë para zgjedhjeve, se do të parandalonte krjimin e një shteti palestinez, ndërsa u rreshtua me udhëheqjen republikane në Kongresin Amerikan, në kundërshtim me Presidentin Obama.

Me presidentin amerikan që përkrah arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme paqeje mes Izraelit dhe Palestinës, hebrenjtë e Amerikës – sidomos liberalët – do ta gjejnë veten të ndarë, mes Presidentit të tyre dhe një kryeministri izraelit, pozicionet dhe veprimet e të cilit shkaktojnë pak entuziasëm në Uashingtonin e demokratëve, apo edhe tek kryeqytetet evropiane.

Në SHBA, avokatët pro-Izraelit, sionistët liberalë dhe simpatizantët palestinezë do të ndjehen më të detyruar dhe më shumë të justifikuar, për të çuar përpara axhendat e tyre, ndonjëherë duke vendosur më shumë bërryla se në të shkuarën – duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të vlerave hebraike, në dëm të sigurisë së Izraelit dhe të popullit hebre.

* Shënim: Steven M Cohen, profesor dhe studiues në “Kolegjin e Bashkuar Hebre dhe Institutin e Fesë”.

Gershon Shafir, profesor i sociologjisë në Universitetin e Kalifornisë.

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button