Histori

“Neue Freie Presse”, nëntor 1912: Ky ishte apeli i Ismal Qemailit, për mizoritë serbe në Kosovë

Screen Shot 2015-11-28 at 4.08.42 PMIsmail Qemaili, me t’u kthyer në Vjenë, pas takimeve që kishte pasur në Budapesti me personalitete politike shqiptare dhe evropiane, me 19 nëntor 1912 e kishte shprehur qëndrimin e tij lidhur me incidentin e autoriteteve ushtarake serbe me konsullin austro-hungarez në Prizren, të cilin e akuzonin dhe më vonë e dëbuan me akuzën se ishte vënë në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës dhe se i kishte nxitur ata për rezistencë ndaj depërtimit të ushtrisë pushtuese serbe në Prizren.

Në apelin e Ismail Qemailit, në mes të tjerash, thuhej: “Serbët e kanë izoluar nga bota konsullin Oscar Prohaska në mënyrë që bota të mos kuptojë përmes tij se me çfarë mizorie ata u kanë sjellë shqiptarëve. Unë apeloj që në tërë botën e civilizuar, që sa më parë që të jetë e mundur, të ndërmerret gjithçka për mbrojtjen e shqiptarëve. Serbët nuk kanë as më të voglën të drejtë që në dëm tonin të qëndrojnë/pushtonin Adriatikun. Populli ynë ka vuajtur shumë gjatë kohërave të kaluara. Evropa nuk guxon që tani të shikojë duarkryq se si ata do të shkatërrohen sistematikisht nga serbët” /Përgatiti: Sylë Ukshini/Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button