Analiza

Nga Al Qaeda tek rebelët çeçenë, rrjeti që alarmon Europën

Al Quds brigades pose in Gaza

Një Europë e infiltruar, e kolonizuar, e përshkuar nga rrjete që kërkojnë, stërviten, përplasen por më pas ribashkohen e kanë të gjitha një fener: luftën në lindjen e krishterë, objektivin e ribashkimit të myslimanëve, komuniteti islamik, nën flamujt e një islami (Kalifati i zi?) “që do të pushtojë botën, nga Roma në Andaluzi”. Rrjete islamike të matricave të ndryshme, por të gjitha “farkëtuara” në fushëbeteja: në fillim në Ḉeçeni, më pas në Afganistan, Bosnje, në fund Irak e Siri. Dhe që e përdorin Internetin edhe në formën e degëve të Al Kaedës, por edhe si një rrjet paralel të ISIS-it. Me qendra financimi dhe mbështetje logjistike në vende si Arabia Saudite, Katari, dhe po ajo Turqi që është paradoksalisht, një shtyllë e NATOS, dhe me seli qendrore të terrorit nga Afrika-Veriore në Gadishullin Arabik (Jemeni në veçanti), nga Afrika nën-sahariane në Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Nga Libia tek Pakistani, me “urat” fizike transkontinentale, në bririn e Afrikës, në mes të Jemenit, ku është aktive Al Qaeda (dega që ka marrë përsipër sulmin ndaj Charlie Hebdo), tek Somalia e  Al-Shabaabi i tërhequr në Kenia.
FIJET E PADUKSHME
Celulat jashtë-europiane janë të lidhura me Europën nga fije të padukshme por reale: mijëra emra e mbiemra banorësh të periferisë së terrorit. Dh mbështetja e zonës gri që kap më shumë sesa 41 milionë myslimanë europianë (6 vetëm në Francë, 1 milionë e 200 mijë në Itali). Drejtoria e Shteteve të Bashkuara për identitetin e terrorristëve, degë e Kundërterrorrizmit në SHBA, e ka drejtuar vështrimin mbi 20.800 qytetarë amerikanë, por globalisht të dyshuarit e terrorrizmit ishin tashmë më shumë se një milionë që në qershorin e 2013-ës (680 mijë në “watch list”). Pothuaj 8.211 të dyshuar kanë kontakte me Al Qaedan në Gadishullin arabik, për më shumë në Jemen, 3.258 janë të lidhur me skenarin e luftës civile në Siri. Filiale të bërthamës së origjinës së Al Qaedas ishin 50.466, mbi 73 mijë ndjekësit e tyre në Irak, pothuaj 63 mijë Talebanë midis Afganistanit dhe Pakistanit. Lista e atyre të cilëve iu ndalohet të ngjiten në avionët amerikanë llogaritet 47 mijë emra (ishin madje vrasësit e Parisit, si dhe 800 amerikanë). Një tjetër shifër e shpërhapjes së kancerit xhihadist në Perëndim, është ajo e luftëtarëve të huaj që spikasin në Siri-Irak: më shumë se 3 mijë europianë (më shumë se 90% në Isis), ku Franca në mënyrë domethënëse është në krye me më shumë se një mijë, e ndjekur nga Britania e Madhe (750) dhe Gjermania (600), pak më shumë se 50 nga Italia.
ATENTATET
Edhe në Londër ka rënë alarmi. Britania e madhe duhet të përballojë “një kërcënim terrorristësh shumë serioz, sepse besojmë që një sulm të jetë shumë i mundshëm”, ka thënë kryeministri britanik David Cameron duke folur me TV CBS. Lidhjet tradicionale midis Britanisë së Madhe e nën-kontinentit aziatik shihen si shkaku për atentatet në metronë e Londrës. Predikimi i imamëve londinezë është i çimentuar me eksperiencën e luftës në Kashmir për pavarësinë e rajonit me shumicë myslimane nga India, dhe ribashkimin e tij me Kashmirin pakistanez, më pas me Talebanët Afganë, e në fund me Jemenin. Vatra të xhihadit që kanë arritur në burgjet europiane edhe vrasësit franko-algjerianë të Parisit, nga ana e tyre të lidhur me Al Qaedan e Jemenit. E nëse në fillim dukej që midis Isis e Al Qaedas të kishte ndoshta luftë për dominim në galaksinë e xhihadit, shpërthimi i terrorrizmit në Francë ka demonstruar mundësinë e një aleance të re midis dy “markave”. Për ta komplikuar të gjithën, lufta në Libi që ka rrëzuar kolonelin Moammar Gheddafi, një ledh mbrojtës kundër integralizmit në Afrikë, provokoi një  mbërthim të shtetit dhe krijoi hapësira për zgjerimin e milicisë pranë shtetit islamik përballë brigjeve tona, në Derna, nën emblemën e Ansar al-Sharia. Pa llogaritur intensifikimet e inkursioneve të Boko Haramit, që bëjnë kërdinë në Nigeri.
Ajo që ndodh në këto teatro ka lidhje direkte me komunitetet që jetojnë në Europë. Gjithçkaje i shtohet eksperienca së “luftës dhjetë vjecare” në ish Jugosllavi: komponenti musliman ka vuajtur e luftuar, jo rastësisht trafiku i armëve ndjek sot rrugët ballkanike dhe Kosova është  specifikuar si kovaçanë potencialesh terrorriste. Britania e madhe ka një popullsi myslimane që vjen mbi të gjitha nga Lindja e Afërt (Pakistani e Afganistani), Franca e Belgjika nga Afrika e ndarë në dysh nga xhihadizmi (nga Somalia e Jugu i Algjerisë), Italia ka përballë Libinë në kaos të plotë me infiltrime të Kalifatit dhe ka lidhje me Tunizinë, Algjerinë, Marokun. Gjermania mban komunitetin e madh turk, ndërkohë që Turqia është bërë territori i kalimit të ushtarëve e armëve drejt Sirisë, ku valëviten flamujt e Isis-it dhe të Al qaedës, e përfaqësuar nga formacioni integralist “Jabat al Nusra”. Një “sallatë” e grupeve gjakatare me të cilat që këtej e tutje duhet të bëjmë llogaritë. E ndërkohë, të mësojmë t’i njohim./Messaggero/
e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button