Histori

Nga Bonaparti, tek Niçe, Gëte e Robespierri: Fytyrat më të famshme që u ruajtën pas vdekjes

Shumë rrallë të praktikuara, por tek njerëzit e duhur, maskat e vdekjes janë një tribut kujtimi i skalitur në histori

Screen Shot 2016-07-01 at 06.37.21

Historia e maskave të vdekjes nis në Egjiptin e lashtë, ku mjeshtërit e mjekësisë primitive të kohës mësuan balsamosjen ose artin e ruajtjes së trupave në të njëjtën gjendje pas vdekjes. Që prej Tutankhamunit deri në ditët e sotme, këto maska kanë shërbyer si mishërim i vlerave më të larta, që duhet të qëndronin mbi tokë edhe pas vdekjes. Heronj ose jo, ja cilët janë 14 personat më të famshëm, të cilëve u është ruajtur maska e vdekjes.

1. Napoleon Bonaparti, perandor i Francës. Maska origjinale e tij u krijua më 7 maj 1821, një ditë e gjysmë pas vdekjes së tij në ishullin e Shën Elenës. Ekzistojnë vetëm katër kopje të origjinalit, të cilat njihen si maskat e vërteta të fytyrës së Napoleon Bonapartit. Një prej këtyre kopjeve të bronzta është e ekspozuar në shtetin e Luzianës, në Muzeun e Nju Orlinsit.

2. Vladimir Ilyich Lenin, udhëheqës revolucionar i komunizmit në Bashkimin Sovjetik. Pas vdekjes së tij, për  vlerat e larta që përbënte për kombin dhe ideologjinë që përfaqësonte, Leninit iu morën format e duarve dhe fytyrës prej skulptorit të famshëm Sergey Merkurov.

3. Ludvig Van Bethoven, kompozitori dhe muzikanti më i njohur gjerman, ikona e muzikës së periudhës midis muzikës klasike dhe asaj romantike. Maska e tij e vdekjes u mor nga Josef Dannhauser pasi artisti i madh dha shpirt. Bethoven vuante nga sëmundje të rënda gjatë viteve të tij të fundit, kjo maskë u derdh në vitin 1812.

4. Abraham Linkoln, presidenti i 16-të i SHBA-së. Maska e vdekjes Linkolnit iu mor në kohën që bëhej autopsia e tij. Momentalisht kjo maskë shfaqet në Muzeun Kombëtar të Shëndetit dhe Mjekësisë në Uashington DC. Në vitin 2007, dr. Xhon Sotos e studioi fytyrën e tij dhe zbuloi se ai vuante nga një sëmundje dhe nuk ishte vrarë.

5. Alfred Hitchcock, regjisori dhe producenti i famshëm amerikan. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ikona e regjisë dhe e filmave më të njohur, duhej ruajtur për brezat e ardhshëm në shenjë frymëzimi dhe vlerësimi.

6. Isak Njuton, fizikani dhe matematikani më i njohur i kohërave, është figura kryesore e revolucionit shkencor. Shumë kopje të maskës së tij janë bërë dhe shpërndarë në Universitetin e Kembrixhit, por maska e tij e parë u krijua prej John Michael Rysbrack.

7. Volteri, është një personalitet i shquar i shkrimit, filozofisë dhe historisë. Maska e tij shfaqet në muzeun Hunterian pranë Universitetit të Glasgou.

8. Alfred Nobel, kimisti dhe inxhinieri suedez që la në testamentin e tij dhënien e përvitshme të Çmimit Nobel. Maska dhe testamenti i tij ekspozohen te rezidenca Karlskoga në Suedi.

9. Xhejms Xhois, shkrimtari i njohur irlandez. Maska e tij u mor nga Viktor Dallo nën mbikëqyrjen e Paul Speck. Kjo maskë e vdekjes mund të shihet në Dublin, pranë Kullës së Xhejms Xhojs dhe në Muzeun e Sendikuverit.

10. Fridrih Niçe, filozofi që tronditi të vërtetën dhe hodhi bazat e dyshimit. Maska e tij e marrë në atë fytyrë të vuajtur është vepër e një skulptori të panjohur.

11. Gëte, artisti, shkrimtari dhe politikani i njohur gjerman. Maska e vdekjes së Gëtes ka qenë subjekt i riprodhimeve të shumta, prej vetë vlerës që ajo mbart.

12. Tolstoi, një tjetër maskë e marrë prej Sergey Merkurov. Shkrimtari legjendar me një mendje aq brilante dhe me shkrimet e tij të paharrueshme, është një nga maskat më të njohura dhe më të dashura të kohërave.

13. Nikola Tesla, fizikani i njohur për shpikjet e tij elektrike, që ende edhe sot mbeten të pazbuluara dhe të ruajtura në fshehtësi për shkak të evolucionit të madh që ato përcjellin. Maska e vdekjes së Teslës gjendet në Beograd në muzeun e Teslës.

14. Maximilien Robespier është figura më influencuese e Revolucionit Francez. Maska e tij u mor pas vdekjes prej Madame Tussaud, menjëherë prej kokës së prerë në gijotinë.

Leave a Reply

Back to top button