Horizonti.al

Nga e ka origjinën shenja “@“?

Screen Shot 2015-07-16 at 10.44.05

Shenja “@“, ose kërmilli përreth botës është e njohur me emra të ndryshëm. Historianët tashmë e dinë që shenja @ përdorej si njësi peshe mes tregtarëve në Mesdhe në shekullin 16 – dhe @ ishte ekuivalenti i afro dhjetë kilogramëve. Pak dekada më vonë, po ky simbol nisi të përdorej në tregje si një shkurtim i fjalës “për”. Në shekullin 19, shenja u gjend në makinat e shkrimit. Por ajo u bë e famshme në vitin 1971, kur Ray Tomlinson krijoi adresën e parë të emailit në botë. Tomlinsoni e vendosi simbolin @ mes emrit të përdoruesit dhe emrit të kompjuterit – dhe po atë ditë, dërgoi emailin e parë në histori./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button