Histori

Nga etruskët, tek Lufta e Trojës: Teori interesante mbi Popujt e lashtë të Detit 

Lidhja Sardenjane 

Në Medinet Habu, një tempull-morg kushtuar faraonit egjiptian Ramsesi III, gjndet e gdhendur në gur piktura më e famshme e Popujve të Detit. Duke treguar disa beteja, ajo identifikon Popujt e Detit me disa lloje të ndryshme përkrenaresh. Grupi më i spikatur është përshkruar si i veshur me helmeta me brirë. Zakonisht besohet se këta luftëtarë i përkasin Sherdenit, një nga nëntë komunitetet e përmendura nga të dhënat egjiptiane. 

Për shkak se egjiptianët e lashtë qenë të interesuar kryesisht në luftimin dhe mposhtjen e Popujve të Detit, ata nuk mbanin të dhëna të hollësishme në lidhje me origjinën e tyre. Megjithatë, disa studiues kanë arritur në përfundimin se komuniteti Sherden ishte nga Sardenja. Në mënyrë specifike, Sherdenët konsiderohen pjesë e qytetërimit Nuraxhik të ishullit, një qytetëzim pak i njohur që la pas vendbanime të shumta guri, duke përfshirë kulla, shtëpi dhe komplekse varrimit. Njerëzit Nuraxhikë (të quajtur kështu për shkak të strukturave të tyre prej guri, ose ”nuraghe”) lanë gjithashtu pas edhe statuja, duke përfshirë figurina prej bronxi që tregojnë luftëtarët e Sardenjës të veshur me përkrenare me brirë.

Lidhja Siçiliane

Pas epokës së Popujve të Detit, ishulli i Siçilisë qe i ndarë mes tre fiseve kryesore- Elimianët, Sikanët, dhe Sikulët. Ndërsa Sikanët qenë autoktonë në ishull, Elimianët mendohet se kishin ardhur nga Azia e Vogël, dhe kishin lidhje të thella me qytet-shtetet greke të Detit Egje. Nga ana tjetër, Sukulët ishin me gjasa një fis nga Italia kontinentale. Të treja fiset mund të ketë lidhje të Popujt e Detit, por besohet se luftëtarët nga Siçilia qenë pjesë e pushtimeve nga ana e Popujve të Detit. 

Në mënyrë të veçantë, këta piratë siçilianë u quajtën Shekelesh nga egjiptianët. Ndërkohë, pushtuesit e mëvonshme grekë të Siçilisë së lashtë, besonin se Sikulët kishin ikur në Trojë, pasi u mundën nga Egjiptianët. Nga atje, ata udhëtuan për në Italinë e Jugut dhe në fund në Siçili. Historianët modernë duket se konfirmojnë besimin se Sikulët dhe Elimianët ishin dy anëtaret e mposhtura të konfederates së Popujve të Detit, që gjetën strehë në Siçili.

Etruskët

Pak qytetërime evropiane mbeten aq misteriozë sa etruskët. Këta banorë të Italisë veriore dhe qëndrore lanë pas një alfabet dhe gjuhë kryesisht ende të palexueshme, duke detyruar historianët të mbështeten për informacione të mëtejshme tek regjistrat romakë, por edhe tek varret plot ngjyra që etruskët ndërtuar për njëri-tjetrin. Çështja e origjinës së etruskëve nuk është e re, pasi vetë grekët e lashtë janë marrë me të. 

Ndërsa disa grekë besonin se etruskët kishin të bënin me pellazgët, një fis në Egje që fliste një dialekt nga Mikena greke, Dionisi i Halikarnasit pohoi se etruskët qenë në fakt banorët vendas të Italisë. Megjithatë pohimi më i përsëritur shpesh vjen nga Herodoti. Ky i fundit (dhe më vonë Virgjili) besonte se etruskët erdhën nga rajoni anadollian i Lidias, dhe u çuan në Itali nga Mbreti Tirenus. 

Interesant është fakti se një nga Popujt e Detit quhej Tereshi, të cilin disa historianë e lashtë i quajtën edhe Tirenianë. Sipas kësaj teorie, paraardhësit e etruskëve ishin fillimisht piratët grekë, të cilët e plaçkitën dhe më pas u vendosën në Lidia, para se të detyroheshin të braktisnin Anadollin për shkak të urisë. Kjo mund të shpjegojë edhe ngjashmëritë midis feve etruske dhe atyre greke.

Beteja e Trojës 

Beteja e Trojës është zemra e Iliadës, një nga veprat letrare më të vjetra të botës perëndimore. Poema epike përshkruan rrethimin e gjatë të Trojës nga disa ushtri, që përfaqësonin shumë fise të ndryshme të Greqisë. Tre nga këto fise- Danajtë,  Teukrianët, dhe Akejtë– mund të kenë marrë pjesë në pushtimet e Popujve të Detit. Në Rregjitrimin e Lashtë, këto fise greke janë quajtur respektivisht Denjen, Tjeker, dhe Ekuesh. 

Megjithatë, kjo nuk është diçka e prerë, edhe pse rajoni i Egjeut siguroi shumicën e piratëve të përfshirë në konfederatësn e Popujve të Detit. Në masën që Lufta e Trojës qe shqetësuese, shumë besuan se poezia e Homerit qe një pasqyrim imagjinar i një konfrontimi të vërtetë ndërmjet një konfederate greke dhe banorët vendas të Trojës (të cilët mund të jenë paraardhësit e etruskëve). 

Është e famshme, letra e Tavagalavas, e cila është shkruar nga një mbret hitit pa emër (në përgjithësi besohet të jetë Hatusili III) drejtuar mbretit Ahijava (një mbretëri e lashtë në Anadoll pak më në jug të Trojës), flet për një incident që përfshin Vilusën. Në mënyrë speficike, letra flet për luftën e fundit ndërmjet bijve të Hethit dhe Ahijavas mbi Vilusa. 

Shumë besojnë se Vilusa, që i përkiste mbretërisë së Arzavas, ishte emri hitit për Trojën, ndërsa Ahijava ishte emri që hititët i dhanë qytetërimit mikenas të Azisë së Vogël. Ky nuk është thjesht një spekulim, pasi dëshmitë arkeologjike të zbuluara në Turqinë Perëndimore sigurisht që dëshmojnë se grekët e epokës së bronxit, zhvilluan qytete-shtete jo shumë larg nga tokat e pretenduara nga hititët.

Pushtimi dorian 

Edhe pse ka qenë e argumentuar se Popujt e Detit ndërmorrën udhëtimet e tyre për plaçkitje, disa historianë kanë pretenduar se ata po u largoheshin pushtimeve të vetë tokave të tyre. Lidhur me Mikenën greke, Karl Blegen nga Universiteti i Sinsinatit, propozoi idenë se populli grek i bregdetit qendror, u detyrua të largohet nga shtëpitë për shkak të pushtimit Dorian nga jugu malor. 

Ndërsa shumica pretendojnë se qytet-shtete të ndryshme mikenase u shembën për shkak të fatkeqësive natyrore, ka shumë të tjerë që ende pretendojnë se grekët e Mikenës u larguan nga qytetet në flakë dhe iu bashkuan konfederatës së Popujve të Detit për të gjetur shtëpi të reja. I tërë koncepti i pushtimit Dorian, vjen nga legjenda e lashtë greke, konkretisht Herakleida, ose bijtë e Herkulit. 

Në të, pasardhësit e mërguar të Herkulit, të cilët i ishin premtuar të gjithë Greqisë, filluan një luftë për të rimarrë tokën e humbur. Nga kjo, disa historianë propozuan një teori në lidhje me pushtimin e suksesshëm të Mikenës nga fise që flisnin një dialekt të greqishtes nga Lakonia. Prandaj, greqishja dorike, që flitej nga banorët e Spartës dhe Pilosit, u bë gjuha dominuese e Greqisë post-mikenase, e njohur më mirë si Epoka e Errët. Ka shumë shumë probleme me këtë teori, sidomos duke pasur parasysh mungesën e dëshmive arkeologjike në mbështetje të saj. Por ajo gjithësesi ofron një përgjigje interesante se pse u shemb qytetërimi dikur i fuqishëm i Mikenës Greke.

Lindja e madhe Indo-evropiane 

Duke pasur parasysh se shumica e Popujve të Detit vinin nga Evropa, është propozuar që inkursionet e tyre në e Mesdheun Lindor formojnë një lloj periudhe të emigrimit indo-evropian. Edhe pse kjo nuk është e sigurtë, ka të ngjarë që shumica e Popujve të Detit të fliste një gjuhë të ndryshme indo-evropiane, nga greqishtja mikenase te gjuhët e ndryshme italike të Italisë dhe Siçilisë. 

Ngjashëm, shkalla në të cilën popujt e detit ndërtuan vendbanime të përhershme në lindje të Mesdheut është e diskutueshme, por ka të ngjarë që ata iu bashkuan një popullsie tjetër migratore dhe konkurrente për territore, që vinte nga Evropë dhe Azia e Vogël. Disa kanë propozuar teorinë e dyshimtë se “Popujt e Tokës” deri në veri të maleve Karpate iu bashkuan migrimit, ndërsa të tjerë kanë vërejtur se Luka, një nga Popujt e Detit, duket i ngjashëm me Lidianët ose Luvianët, dy popuj indo-evropianë nga pjesa perëndimore dhe qëndrore e Azisë së Vogël. 

Në fakt, mbretëria e anadolliane e Kizuvatnës, që sot është e vendosur në Turqinë jugperëndimore, mund të ketë përfshirë kolonët nga Fenikia dhe Mikena Greke. Për më tepër, të dhënat hitite mund të tregojnë për disa nga migrimet indo-evropiane që i paraprinë Popujve të Detit, si pushtimet e Atarsijasit, një gjeneral mikenas që jo vetëm ndihmoi në vendosjen e mbretërisë greke të Ahijas por pushtoi Qipron dhe shtete të ndryshme hitite vasale, duke përfshirë Arzavën.

Leave a Reply

Back to top button