Analiza

Nga Kievi në Damask

Le Monde, Francë

Russia G20 SummitMiliona sirianët, viktima të një regjimi gjakatar, do të pësojnë kundërgoditjet e situatës në Krime? E thën ëkështu, pyetja mund të tingëllojë e cuditshme, por është e qartë që antagonizmi në rritje mes Moskës dhe Uashingtonit për Ukrainën do të ketë pasoja gjetkë.

Vec në mos ndodhtë ndonjë mrekulli politiko-diplomatike, e vështirë për t’u parashikuar, pas aneksimit të Krimesë, termometri i antagonizmit mes Rusisë dhe SHBA është i destinuar të nxehet. Konflikti sirian, ku në fakt dy shtetet përballen përmes aleatëve të tyre, rrezikon ta pësojë nga kjo situatë, dhe ndoshta ka nisur të ndodhë tashmë. Në 18 shkurt, në momentin kur situata në Kiev po ndizej, sekretari i shtetit i SHBA, John Kerry akuzonte rusët se po vështirësonin negociatat për Sirinë, përmes “dërgimit të armëve në masë” tek regjimi sirian i Bashar al Assadit.

Gjithcka është si në kohërat e Luftës së Ftohtë. Zgjidja e konflikteve rajonalë që përfshijnë Moskën dhe Uashingtonin varet në një pjesë të madhe nga marrëdhënia mes Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë. Dhe në frontin sirian ashtu si në Ukrainë, SHBA dhe Rusia janë në pozicione të kundërt. Sipas shumë vëzhguesve, tragjedia siriane nuk mund të marrë fund pa një marrëveshje mes rusëve dhe amerikanëve. Por rusët kundërvihen. Në “konferencën e paqes” të Gjenevës në shkurt, rusët ndonëse janë mes promotorëve, lejuan që emisarët e Damaskut të bllokonin cdo lloj dialogu me udhëheqësit e revoltës. Në OKB Kremlini pengon cdo lloj dënimi, edhe simbolik, të sulmeve të regjimit.

Eshtë e mundur që situata e Ukrainës do ta rrisë obstruksionizmin rus në lidhje me Sirinë. Ndërkohë Assadi, që ndihet i mbrojtur, në qershor do të organizojë një maskaradë elektorale për t’u shpallur sërish president. Edhe pse në të vërtetë situata në terren është shumë më e ndërlikuar, Assadi e paraqet luftën si një përplasje mes bastionit të fundit laik të rajonit dhe një revolte xhihadiste sunnite. Por në Siri këta elementë nuk mund të fshehin realitetin, domethënë ekzistencën e një regjimi dhe një njeriu në duar të sponsorëve të huaj (afria ushtarake iraniane, gjashtë mijë luftëtarët libanezë të Hezbollahut dhe rusët). Assadi ka vetëm hapësirën e manovrimit që i lejojnë.

Në këtë kuptim, dhe për fatin e tyre të keq, sirianët janë edhe peng i situatës në Kiev, apo në Sevastopul.

Leave a Reply

Back to top button