Një nga ndërmarrjet e fundit të pushtetit perandorak spanjoll, duhej të ishte më sfiduesja. Ishte aq e tillë, sa në fund u hoq dorë prej saj. Ëndrra sekrete, ishte pushtimi i Australisë. Kris Maksuorti nga Shoqata Australiane e Historisë Detare, ka gjetur një dokument, që përmban planin e pushtimit nga Madridi: do dërgoheshin 100 njëqind anije nga Amerika e Jugut, për të bombarduar Sidnejin.
Jemi në fund të viteve ‘700, në Francë ka ndodhur tashmë një revolucion, por për Spanjën në rënie, armiku është rivalja e përhershme e deteve, Britania e Madhe. Në vitin 1793, ishte lundërtari italian Alesandro Malaspina, ai që i po mbretit Karli IV, se kolonia e themeluar nga Londra në vitin 1788, përfaqësonte një kërcënim. Hezitimi për t’i dhënë dakordësinë për nisjen e sulmit, çoi përfundimisht në anulimin e tij.