Histori

Nga Meri gjakatarja, tek Ivani i Tmerrshëm: Monarkë me “shije për të vrarë”

KRISTIANI II i Danimarkës

Mbretëroi na 1513 deri në 1523

Kur Kristiani pushtoi Suedinë në vitin 1520, mbreti e shkeli premtimin për një amnisti të përgjithshme, duke urdhëruar ekzekutimin e 80-90 pjesëtarëve të fisnikërisë suedeze. Kjo masakër u bë e njohur si gjakderdhja e Stokholmit, dhe më pas Kristiani u dëbua.

MERI I

Mbretëroi nga 1553 deri në 1558

Meri I ka vrarë jo vetëm 284 protestantët që u dogjën në turrën e druve, por edhe Lejdi Xhejn Grej dhe mbështetësit e saj, si dhe shumë prej atyre që i ishin bashkuar rebelimit të Uajat. Pavarësisht nofkës si Meri gjakatarja, ajo gjithësesi nuk ishte aq e pamëshirshme sa shumë prej monarkëve të tjerë.

Karli IX i Francës

Mbretëroi nga 1560 deri në 1574

Ishte pikërisht gjatë mbretërimit të karlit, që Hugenotët francezë u vranë masivisht në atë që u bë e njohur si Masakra e Ditës së Shën Bartolomeut. Ndonëse vlerësimet për numrin e të vrarëve variojnë, dhe Karli nuk ishte përgjegjës për të gjitha vrasjet, ai urdhëroi vrasjen e liderëve, e cila edhe e filloi masakrën.

Ismaili, gjakatari i Marokut

Mbretëroi nga 1672 deri në 1727

I njohur edhe si Mbreti Luftëtar, Ismaili fitoi një reputacion për torturimin dhe ekzekutimin e armiqve të tij. Gjithashtu, ai ekspozoi kokat e prera të 10 mijë armiqve të tij në portat e Fezit, si një paralajmërim të tmerrshëm për popullin e tij.

Ivani i tmerrshëm

Mbretëroi nga 1547 deri në 1584

Ivani pranoi vetëm se kishte vrarë 3750 vetë gjatë mbretërimit të tij, por realiteti është shumë më keq. Ai e sundoi Rusinë në mënyrë të pamëshirshme, e madje vrau edhe vetë djalin e tij. Kur ishte fëmijë ai torturonte kafshë, dhe në moshë të madhe përdhunoi dhe vrau shumë prej njerëzve që sundonte.

Henri VIII

Mbretëroi nga 1509 deri në 1547

Numri i njerëzve që u vranë gjatë mbretërimit të babait të Meri gjakatares me siguri që është ekzagjeruar shumë, por është e vërtetë se mbreti urdhëroi ekzekutimet e shumë njerëzve pranë tij, duke përfshirë edhe dy prej bashkëshorteve. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button