Analiza

Nga Oqeania në Kalifat: Fanatikët që janë gati të flijohen

Një hartë e bazave të përgatitjes dhe nisjes së vullnetarëve xhihadistë, por dhe vendet ku terroristët janë rritur. Afro 200 muxhahedinë prej Australisë kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, shpesh të shoqëruar nga gratë dhe fëmijët e tyre. Qindra janë “vëllezërit” e kthyer në Australi, disa prej të cilëve mbahen nën mbikëqyrje të vazhdueshme

Nga Guido Olimpio

austra

Australia është ndikuar jo pak nga kriza në Lindjen e Mesme, përmes disa lidhjeve që janë zgjeruar me kalimin e viteve. Dhe si në shumë vende të tjera perëndimore, është shndërruar në një bazë, prej nga ku nisen vullnetarët xhihadistë, por edhe një territor ku ekstremistët islamikë janë lindur dhe rritur. Historia e fondamentalizmit në këtë rajon ka kaluar në dy faza. E para përkon me periudhën e artë të Osama bin Ladenit, me militantët që nga Oqeania mbërritën në Afganistan dhe Pakistan.
Të paktën dyzetë prej tyre ishin drejtues të njohur. Këta ishin pararoja për të forcuar më pas në Liban me grupe lokale dhe në Azi me celulat terroristë të “Jemaa Islamya”, fraksioni protagonist në atentatin me autobombë në Bali të Indonezisë në vitin 2002, ku gjetën vdekjen edhe shumë turistë australianë.
Një masakër e pasuar nga inflitrimi i aktivistëve koordinuar nga vëllezërit Ayub. Paralelisht me aktivitetin e lëvizjes somaleze “Shebab”, e mbikëqyrur dhe neutralizuar nga operacioni “Neath” në vitin 2009. Ekziston pra një bazë ideologjike mbi të cilën mbështeten ende militantët më fanatikë. Shifrat flasin për 150- 200 muxhahedinë australianë të impenjuar në rradhët e organizatave terroriste si Al Nusra – dega siriane e Al Qaeda-s – dhe sigurisht ISIS-i. Luftëtarët janë dalluar në shumë aksione, disa prej tyre edhe vetëvrasëse. Në shtator të vitit 2013, Abu Asma al Australi, hodhi veten në erë mes një duzine ushtarësh në Deir al Zour të Sirisë. Në verën e këtij viti, rradha i takoi Abu Bakr-it, përgjegjës i një sulmi vetëvrasës në Bagdad. Shumë të tjerë kanë rënë në beteja. Ata nderohen si martirë nga “vëllezërit” e mbetur gjallë, disa prej të cilëve janë kthyer në Australi, ku dhe mbahen nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet e sigurisë.
“Karvani” xhihadist ka shkaktuar lëvizjen së bashku me gratë dhe fëmijët e shumë lufëtarëve të ardhshëm, një ekspeditë kjo me një fund misterioz. Mes profileve të ndryshme spikat shpesh ai i identiteve të shumëfishta, ku hasen shpesh persona me kombësi australiane ose libaneze, ndërsa disa të tjerë të lidhur me komunitetin turk. Studiuesi Andrew Zammit përmend shembullin e një çifti, Yusuf Ali dhe bashkëshortja e tij Amira. Yusuf kishte lindur në një familje të krishterë. Zhvendoset në SHBA dhe pas konvertimit në mysliman, përfundon në rradhët e Al-Nusra-s. Do të ekzekutohet nga luftëtarët e ISIS-it së bashku me të shoqen. Akoma më tepër, kemi rastin e Caner Temel, një ish-ushtarak që fillimisht ishte me Kaedistët, pra me Kalifin dhe në fund gjeti vdekjen gjatë një beteje në Siri.
Jetë të shkurtra këto, po të krahasohen me atë të një personashi shumë të njohur: Mohamed Baryalei. Me origjinë afgane dhe me lidhje gjaku me mbretin Zahir, Baryalei për shumë vite punon si truprojë në një klub nate “Love Machine Club” dhe frekuenton ambjente që nuk përputhen me pastërtinë e moralin e Islamit. Telashet me ortakët e kohës e detyrojnë të kthejë faqe. Hyn në radhët e ISIS-it, ku sipas policisë merr rolin e dyfishtë të frymëzuesit dhe rekrutuesit të luftëtarëve. Emri i tij del gjatë hetimeve të zhvilluara në muajin shtator si autori i një tentative për t’i prerë kokën një kalimtari para një telekamere në Sidnej. Zona e përzgjedhur për këtë gjest makabër ishte pastiçeria “Lindt”. Australianë të tjerë po bëjnë emër përmes gjakur të derdhur. Khaled Sharrouf, i lidhur me përfaqësues të krimit të organizuar, merrej me trajtimin e kredive të këqija, për t’u bërë më pas pjesë e projektit të Kalifatit në Siri. Sharrouf u bë i famshëm për fotot, ku ai së bashku me bashkëkombasin e tij Mohamed Elomar, pozojnë me koka të prera njerëzish. Në krah të Khaled qëndron i biri vetëm 7 vjeç, edhe ai me një kokë njeriu në duar. Një filmim tregon më pas Abu Yahya as Shami, i cilësuar si kreu i ISIS-it në Xhalula të Irakut. Vende që duken aq larg Australisë, por që tensionet së bashku me mesazhin e luftës, i kanë prurë aq pranë. /corriere della sera/

Pergatiti: Alket Goce/www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button