Horizonti.al

Nga Pitagora, tek Bibla, misteri i fshehur tek numrat

 

Screen Shot 2015-09-04 at 4.55.34 PM

Greqia e lashtë. 2000 vjet më parë. Matematicieni Pitagora mbledh rreth vetësh një grup dishepujsh që po vetë i ka përzgjedhur me shumë kujdes. Të gjithë këta ishin të detyruar që të ruanin një fshehtësi absolute, në lidhje me mësimet dhe dijet e komunitetit të tyre. Po si ka mundësi që kërkohej gjithë kjo fshehtësi? Pitagoristët e lidhnin çdo ngjarje të jetës reale me botën e numrave. Prej disa mijëvjeçarësh, edhe studiuesit hebrenj kërkojnë të nxjerrin mësimet e librit të tyre të shenjtë, tek domethëniet më të thella të numrave dhe shifrave. Në botën greke dhe në atë hebraike nuk ekzistojnë simbole specifikë për numrat por vetëm gërma, që me raste mund të shërbejnë edhe si numra. Në alfabetin hebre, nëntë gërmat e para përputhen për nëntë numrat e parë, nga 1 në 9. Ndërsa nëntë gërmat pasardhëse shërbejnë për numrat nga 10 në 90 dhe katër të fundit, nga 100 në 400. Fjalët kanë një domethënie preçize, ashtu si të gjithë fjalët, por ato kanë edhe një vlerë numerike sepse janë të përbëra nga një seri numrash Kështu, gërmat e fjalës hebraike për Zot korrespondojnë me numrat 1 + 30 + 5 + 10 + 40 që po t’i mbledhësh bëjnë 86. Kështu, sipas mistikëve, çdo fjalë tjetër që si shumë formon këtë numër, do të ishte e barabartë me fjalën Zot.

Por edhe në Bibël ka mesazhe të kodifikuar numerikisht. Në Apokalipsin e Gjonit thuhet: Kush ka qëllime të numërojë numrin e Bishës përderisa ai është numri i njeriut: Dhe numri është 666. Eshtë ky numri me të cilin Gjoni paralajmëron kundër djallit.

Prej gati dy mijë vitesh janë bërë përpjekje për të deshifruar këtë kod misterioz numerik. Numri 666 gjeneron emra të ndryshëm, në bazë të çelësit numerik që lidh alfabetin. Sipas tipit të kodit, çdo gërmë e alfabetit i korrespondon një numri të caktuar. Për shembull A = 1, B = 2 e kështu me radhë. Janë të mundura kombinime të pafundme, dhe rezultati është mbresëlënës. Nëse A është 100, B është 101 e kështu me radhë, atëherë emri HITLER (107+108+119+111+104+117) na jep numrin… 666. Por teknikat e përdorura për dekriptimin e numrave dhe kodeve të Biblës kanë zbuluar një gabim në përkthimin e versionit origjinal. Kështu që numri satanik nuk duhet të jetë 666, por 616. Në këtë rast, gjithçka do të duhej që të bëhej nga e para. Si gjithmonë, asgjë nuk është absolute.

Leave a Reply

Back to top button