Analiza

Nga pranvera arabe, tek dimri i Lindjes së Mesme

arab-revoltVetëm 4 vjet pas fillimit të tyre, revolucionet që morën emrin “pranvera arabe” po rezultojnë, në shkallë të ndryshme, një dështim, madje diku edhe jë bumerang. Të përshëndetur mbi të gjitha në Perëndim si një ndryshim epokal, ata janë duke rngritur lart regjime despotikë, apo zëvendësojnë diktatorët me kaosin, ndërkohë që shpresat për një kthesë në të drejtat e njeriut dhe lirinë tashmë janë shuar.

TUNIZIA

Rebelja e parë, ndër të paktat që buzëqesh

Në 17 dhjetor 2010, frutashitësi tunizian Mohamed Bouazizi i vuri flakën vetes përpara autoriteteve të Sidi Bouzid, për të protestuar kundër korrupsionit dhe abuzimeve të policisë lokale. Shkëndija e revoltës sjell dëbimin e despotit Ben Ali, i cili kishte 30 vjet në pushtet. Vijojnë trazirat politike dhe episodet e dhunës; në qeverisje vjen partia islamike e moderuar Ennahda, si dhe hartohet kushtetuta e re. papunësia 4 vjet më parë ishte 13%, sot është 16%.

EGJIPTI

Nga Mubaraku tek Al Sisi, dëbohet Vëllazëria myslimane

Në fundin e vitit 2010, Sheshi Tahrir shndërrohet në zemrën e protestës kundër 30 viteve në pushtet të Mubarakut. Boshllëku mbushet menjëherë prej Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje fanar i islamit të moderuar, prej dekadash në klandestinitet. Pas një viti keq-qeverisjeje, presidenti Morsi dëbohet në verën e vitit 2013, pas një shtypjeje të fortë të mbështetësve të tij në shesh. Gjenerali al Sisi, kreu i juntës ushtarake, u zgjodh këtë vit president.

SIRIA

Assadi reziston, mes islamikëve dhe masakrave

Në mars 2011 fillon protesta kundër presidentit-diktator Assad, me disa studentë që shkruajnë në muret e shkollës, “Assadi duhet të largohet”. Me kalimin e muajve, beteja me kryengritësit bëhet edhe më e ashpër, ndërkohë që lëvizjet islamike marrin gjithnjë e më shumë kontrollin e ushtrisë siriane. Në fillim Fronti al Nusra dhe më pas ISIS bëhen armiqtë kryesorë të Assadit, deri sa krijojnë një kalifat që shtrihet deri në veriperëndim të Irakut.

ALGJERIA

E “vaksinuar” tashmë kundër rebelimeve

Algjeria ka qenë relativisht imune ndaj protestave të vendeve në kufi, dhe ato pak protesta janë ndalur me inteligjencë nga presidenti Bouteflika (në pushtet nga viti 1999 dhe i rizgjedhur këtë vit) me heqjen e gjendjes së emergjencës, e cila ishte në fuqi që nga lufta civile dhe premtimin e një pakete reformash. Tendenca protestash mbi të gjitha në internet, në një vend i cili në fillimin e viteve nëntëdhjetë ka parë masakrat e kryqëzuara mes ushtrisë dhe grupeve salafitë.

LIBIA

Nga Gedafi, tek kaosi i milicive islamike

Revolta kundër kolonelit-diktator Gedafi, që nisi në 17 shkurt 2011 përfundoi me vrasjen e raisit – edhe për shkak të ndërhyrjes së NATO-s – që dominoi vendin për shumë se 40 vjet. Menjëherë, vendi u zhyt në kaosin e milicive që ndajnë pushtetin mes Tripolit dhe Bengazit, ku u vra ambasadori i SHBA dhe që tani është shpallur emirat më vete.

BAHREINI

Duart e gjakosura të monarkut

Në monarkinë e vogël të Bahreinit, revolta e vitit 2011 u shtyp menjëherë në mënyrë të përgjakshme nga ana e shtëpisë mbretërore, e ndihmuar edhe prej Arabisë Saudite fqinjë. Ata që protestuan, në mënyrë të përsëritur, ishin shiitët, afro 70 përqind e popullsisë, që megjithatë udhëhiqen nga një shtëpi mbretërore sunite. Të kotë apelet e komunitetit ndërkombëtar me tentativën për të bllokuar garën e Formula 1. Në këtë vend ndodhet Flota e Pestë e SHBA.

OMANI DHE ARABIA SAUDITE

Paqe sociale e blerë me dollarë

Sulltani Qabus bin Said al-Said, prej 40 vitesh në krye të Omanit, imun nga ekstremizmat fetarë edhe për shkak të një homogjeniteti më të madh të popullsisë islamike, kur pa manifestimet e parë në vitin 2011, nuk hezitoi që të blejë paqen sociale. Me një dekret urdhëroi që pensionet të dyfishoheshin. Monarkia saudite bëri më shumë duke vënë në zbatim një plan subvencionesh prej 37 miliardë dollarësh.

KATARI DHE KUVAITI

Dyfishim i pagave për të frenuar trazirat

Të njëjtën strategji si Arabia Saudite dhe Bahreini kanë ndjekur Katari dhe Kuvaiti: me rritje pagash dhe shtim të bonuseve për popullsinë, që kanë shmangur revoltat, kanë vepruar edhe sheikët e dy shteteve të vegjël të pasuruar prej naftës. Rezultati edhe në këta vende është favorizuar prej përkatësisë sunite të familjeve mbretërore.
PERGATITI: BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button