Analiza

Nga Sao Paulo në Kaliforni, thatësirë dhe racionim

Screen Shot 2015-04-30 at 12.13.30 PM

Ndarja e burimeve hidrike: Midis tensioneve të brendshme dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Nga  Robert Chaouad

Studjues, Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Nga data 12 deri më 17 prill 2015 u mbajt në Korenë e Jugut (Daegu dhe Gyeongbuk), forumi i 7 botëror i ujit. I organizuar çdo tre vjet (i mëprashmi u mbajt në vitin 2012 në Marsejë) nga Këshilli botëror i ujit, një organizatë jo fitimprurese e krijuar në vitin 1996, ky manifestim mblodhi një bashkësi heteroklite aktorësh qeveritarë dhe jo qeveritarë, përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile, aktorë publikë dhe privatë, nga mjedise shoqatash dhe militantë si dhe mjedise industriale dhe të ndërmarrjeve.

Me mënyrën e saj, kjo bashkësi personash (shkencëtarë ekspertë, aktivistë, parlamentarë, etj.) dhe aktorë institucionalë (organizatat ndërkombëtare, qeveritë, OJQ, Fondacione, autoritete lokale, ndërmarrje, etj.) të interesuar për çështjet hidrike, bënë atë që disa e kanë quajtur një komunitet botëror i ujit.

Ky forum i ri, i titulluar “Uji për të ardhmen tonë”, trajtoi edhe një herë një pjesë të madhe të çështjeve tashmë të identifikuara, që përfaqësojnë rreziqe për sigurinë e popullsive.

Siç është theksuar dhe në takimet e mëparshme, 748 milion persona nuk kanë qasje në ujin e pijshëm në botë, 2.5 miliard persona nuk kanë qasje në infrastrukturat e ujit të përmirësuara etj. Problemet e ujit përfshijnë njëkohësisht të gjitha sfidat e sigurisë hidrike, apo si të bësh ujin e disponueshëm për një numër më të madh (aksesi për ujë, shpërndarja, sfidat sanitare), ato të zhvillimit dhe të prosperitetit ekonomik (ushqimin, energjitë, urbanizimin), administrimin e qëndrueshëm te burimeve ujore, apo mekanizmat që lejojnë t’i përgjigjesh në mënyrë efikase sfidave aktuale hidrike.

Si në takimet e mëparshme, kjo mbledhje plotësisht kushtuar burimeve ujore, e vetmja në llojin e saj, pati pak jehonë mediatike. Sa për rezultatet e këtyre debateve të shumtë dhe tryezave të rrumbullakëta, si dhe për angazhimet efektive të mundshme për të ndryshuar situatën atje ku kjo është e nevojshme, duke qenë gjithmonë në pritje, të krahasuara me urgjencën dhe me rreziqet potenciale që mund të ndodhin .

Megjithatë, dhe si shpesh, këto forume kanë të paktën meritën të bashkojnë në të njëjtin vend të gjithë aktorët e interesuar për sfidat hidrike dhe pwr tw kshkëmbyer mendime mbi çështjet e adresuara dhe zgjidhjet për to. Këto forume lejojnë jo vetëm të përfshihen çështjet hidrike në axhendën politike ndërkombëtare, por ato mund gjithashtu të shërbejnë për të afruar pozicionet e aktorëve ndaj interesave të ndryshme, madje divergjente.

Në se në një mënyrë të përgjithshme, çështjet e mungesës së ujit apo ndarjes së burimeve në ujë që me mundim imponohen si problematika të denja të bëhen objekt aksionesh politike kombëtare apo ndërkombëtare, shumë shpesh, nga mungesa e ndërgjegjësimit të realitetit të problemeve të shtruara, aktualiteti ne na kujton që këto kriza hidrike të brendshme në shtetet janë tashmë në punë, për më tepër dhe përgjigjet e përbashkëta për një administrim të ndarë të këtyre burimeve ndërkufitare.

Kështu thatësira e Sao Paulos në Brazil, në fillim të vitit, me atë që godet Kaliforninë në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar me marrëveshjen e nënshkruar më 23 mars 2015 në Khartoum (Sudan) nga kryetarët e shteteve të Egjiptit, Etiopisë dhe Sudanit, lidhur me ndarjen e ujërave të Nilit, aktualiteti na kujton nëpërmjet këtyre tre shembujve natyrën e disa problemeve për të cilat një numër shtetesh dhe popullsish duhet t’i bëjnë ballë në të ardhmen në fushën e burimeve hidrike.

Thatësira në Sao Paulo

Me më tepër se 12 % të burimeve në ujë të ëmbël të planetit, Brazili përfaqëson një nga vendet që është më i pasuri në burime ujore. Prandaj perspektiva për të parë një qytet si Sao Paulo, kryeqyteti i shtetit me të njëjtin emër dhe qyteti i industrializuar më i pasur i Brazilit, gjendet në situatë mungese uji, për një kohë të gjatë ka qenë e pa konceptueshme.

Megjithatë i goditur nga një thatësirë me një intensitet të rrallë, me këtë vit një nivel precipitimesh dimërore më pak se 35 % se mesatarja e regjistruar, dhe kjo pas dy viteve gjithashtu me reshje të pakta, Sao Paulo përballet qysh prej fillimit të vitit 2015 me një situatë krize hidrike të pashembullt. Nivelet e rezervuarëve kryesorë të ujit që ushqejnë shumicën e popullsisë së qytetit janë shumë të ulëta në krahasim me sasinë që duhet për të plotësuar nevojat e popullsive.

Kjo situatë është produkt i faktorëve të shumtë dhe inkurajon perspektivën e modelit empirik të analizës, sipas të cilës disponohet sasi e konsiderueshme ujë i ëmbël, që do të mjaftonte të rregullonte problemet hidrike të një vendi. Rasti i Sao Paulos është vetëm një demonstrim i ri i faktit që disponibiliteti në ujë të ëmbël në shkallën e një vendi nuk rregullon problemin qendror të aksesit dhe të shpërndarjes të këtyre burimeve.

Kjo thatësirë shoqërohet me një administrim të burimeve ujore nga shteti dhe qyteti i Sao Paulos, i papërshtatshëm për një qytet rreth njëzet milion banorë në të cilin nevojat rriten jo vetëm nga fakti i rritjes demografike, por gjithashtu për arsye të aspiratave të klasave mesme. Infrastrukturat për furnizimin në ujë shumë shpesh janë të vjetruara dhe rrjedhje të shumta të ujit ndikojnë në shpërdorimin e burimeve; kësaj i shtohen ndotjet e baseneve hidrike dhe efektet dëmtuese të shpyllëzimit në disponibilitetin në ujë.

Këta faktorë të ndryshëm, të përkeqësuar nga thatësira, i kanë shpënë autoritetet të synojnë racionimin e ujit. Referuar kësaj hipoteze, popullsia e Sao Paulos nuk do të kishte akses në ujë vetëm dy ditë në javë. Megjithatë, për një numër të popullsisë së Sao Paulos, racionimi i ujit është tashmë një praktikë e zakonshme jo nga fakti i një vendimi të autoriteteve vendore, por sepse infrastrukturat e bëjnë aksesin për ujë të pasigurt dhe të rrallë çdo ditë, në shumë lagje të qytetit.

Kufizimet në Kaliforni

Sheti i Kalifornisë, më i populluari i Shteteve të Bashkuara me tridhjetë e tetë milion banorë, ka njohur këtë vit gjithashtu një krizë hidrike. Sezoni i shirave nga muaji dhjetor deri në muajin prill ka qenë i varfër në reshje shiu, duke e shpënë Shtetin e Kalifornisë që t’i bëjë ballë për të katërtin vit radhazi një situate thatësire. Ashtu si në Brazil rezervuarët natyror apo të ndërtuar, nuk janë rimbushur, në mungesë të shirave të bollshme dhe reshjeve të borës në disa rajone.

Në këtë shtet, një nga vendet më të pasura të vendit, përkundrazi racionimi nuk është në një hipotezë; ai është bërë një realitet për herë të parë në historinë e tij. Guvernatori i shtetit, Edmund G. Broën Jr, vendosi më 1 prill të pakësonte 25 % përdorimet e ujit në qytet.

Me thatësirën, konsumi i tepërt i ujit është faktori tjetër madhor që merr pjesë në këtë krizë hidrike. Përveç përdorimeve të brendshme dhe të kohës së lirë të një popullsie gjithnjë e më të shumtë dhe gjithnjë e më të pasur, është sidomos aktiviteti bujqësor qe i vë burimet e ujit të ëmbël nën presion.

Në fakt, ndërkohë që masa e kufizimeve të ujit nuk përfshin sektorin e bujqësisë, i cili përbën 80 % të burimeve ujore të përdorur në shtet. Kështu ndër përdoruesit e ndryshëm të ujit (vendas, industrial, bujqësor), bujqësia është aktiviteti më konsumues i ujit, dhe shpesh në emër të saj, bujqit marrin pjesë në pakësimin e burimeve ujore duke bërë një mbishfrytëzim të rezervuarëve të ujërave natyrore.

Në Shtetet e Bashkuara, megjithëse ka mbetur larg debatit të ekspertëve, situata e thatësirës dhe mungesës së ujit në Kaliforni, si dhe masat e miratuara për t’i bërë ballë gjejnë një jehonë reale në hapësirën publike, duke transmetuar dhe duke nxitur debate rreth efekteve të ndryshimit klimatik dhe përdorimeve të brendshme, industriale dhe sidomos bujqësore të burimeve ujore.

Këto dy situata të brendshme në shtetet e zhvilluara (Shtetet e Bashkuara) apo në rrugën e zhvillimit ekonomik (Brazil) janë të ngarkuara me tensione sociale potenciale. Nëse nën efektin e ngrohjes klimatike, të përdorimit intensiv të burimeve hidrike, të mbishfrytëzimit dhe ndotjes së tyre, këto situata thatësire dhe mungese uji do të duhet të mbahen apo të intensifikohen në të ardhmen, ato nuk do të mungojnë të shkaktojnë tensione midis përdoruesve të ndryshëm të këtyre burimeve (bujq kundër përdoruesve civile apo industriale, të pasurit kundër të varfërve, etj.) dhe të vejë në diskutim legjitimitetin e ndarjes aktuale të këtyre burimeve.

Marrëdhëniet midis shteteve dhe raporteve ndërkufitare lidhur me çështjen e ndarjes së burimeve ujore gjinden në qendër të aktualitetit të kohëve të fundit, megjithëse ka kaluar pa rënë në dukje përballja me sfidat, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë e burimeve ujore. Në fakt, në fillim të pranverës së vitit 2015, u nënshkrua një marrëveshje kooperimi midis Egjiptit, Etiopisë dhe Sudanit për ndarjen e burimeve të Nilit, duke sugjeruar që uji burim tensionesh potenciale, mund gjithashtu të jetë një burim kooperimi midis shteteve.

s.m./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button