Kriza greke nuk është vetëm një çështje e brendshme e Greqisë dhe BE-së.
Për situatën e krijuar së fundmi kanë shfaqur interes edhe Rusia, por veçanërisht Amerika.
Kjo e fundit ka kërkuar që të gjendet një marrëveshje dhe Greqia të vijojë të jetë pjesë e Eurozonës.
SHBA i trembet një dalje të Greqisë nga Eurozona, pasi mbi të mund të shtrihej ndikimi rus.
Mesazhi i SHBA-së para takimit mes Angela Merkel dhe presidentit france Hollande, ka qenë i qartë:
“Pavarësisht diferencave në qendrime, duhet gjetur një zgjidhje që Greqia të qendrojë në Eurozonë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
Presidenti rus Vladimir Putin, nga ana tjetër ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Legarde.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mohuar që të jetë diskutuar ndonjë ndihmë e mundshme e Rusisë për Athinën.
Të paktën ende jo për momentin.