Analiza

Nga Shqipëria në Abu Dhabi, “dolce vita” e konsulentit Blair

blairiNjë mik i tij i vjetër, si Robert Harris, e ka kritikuar: “Nuk e njoh më”. Gazetari që shkruajti “The Ghost”, një libër mes realitetit dhe krijimit, që rrëfen historinë e një kryeministri britanik që thirret të përgjigjet për krime lufte (më vonë u bë film i Roman Polanskit “Njeriu hije”), ishte një “partizan” besnik i Tony Blairit. Miqësia është prishur prej kohësh.

Disa ditë më parë, në të përditshmen The Guardian, Robert Harris ka hedhur sërish helm mbi ish liderin laburist në Britani: “Eshtë një narcizist me kompleksin e Mesias, dhe ka kryer një mëkat kur i ka kthyer shpinën politikës, për të cilën ka luftuar shumë, e për të përqafuar kauzën e të pasurve”. Mundet që mes të dyve të ketë edhe ndonjë problem personal që ka mbetur pezull, por fjalët e Robert Harrisit përmbledhin mendimet e shumë laburistëve.

Problemi nuk është vetëm që Tony Blair mbështeti Bushin në luftën në Irak, duke injoruar shumicën pacifiste të partisë: një kryetar i partisë dhe i qeverisë ka të drejtën, duke marrë më pas edhe përgjegjësinë, që të vendosë sipas bindjes së tij që despotët duhet të eleminohen me forcë. Problemi është edhe që Tony Blair ka ndërtuar një perandori të vogël ekonomike që ushqehet me konsulenca fitimprurëse për qeveri që nuk janë demokratike, nga banka investimesh e fonde sovranë. Ku përfundoi Blairi i dikurshëm? Pershtatur ne shqip nga bota.al

Eshtë fati i liderëve të mëdhenj që të ndajnë më dysh platenë. Kurajo për të marrë poicion, u pëlqen apo jo të tjerëve, paguhet shtrenjtë. Tony Blairit nuk i ka munguar asnjëherë kjo. Përkundrazi. Por sot, kritikat më të rënda në drejtim të tij janë të një tjetër natyre dhe u përkasin atyre miliona stërlinave që hyjnë në fondacionin “Tony Blair Associates” dhe kompanitë e lidhura me të. Gjithçka në dritën e diellit. Shumë madje. Sepse me një guxim të madh, Tony Blair bredh botën duke u ofruar këshilla arabëve, palestinezëve, fuqive aziatike, kryeqyteteve europianë. Biznesi ecën shumë mirë, deri në atë pikë sa ka vendosur të hapë një zyrë në Abu Dhabi për të forcuar rolin e tij në Lindjen e Mesme. “Ka një lidhje speciale dhe të veçantë mes Tonyt dhe sheikut Mohammed bin Zayed”, ka shpjeguar një bashkëpunëtor i Blairit. Të dy janë kundërshtarë të fortë të islamizmit integralist. Por ndajnë edhe poltronat e një prej qendrave të shtetit të vogël, Mubadala, ose një prej fondeve të investimeve të kontrolluar prej emiratit. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Abu Dhabi është kapitulli i fundit i sagës. Duke kalëruar mes politikës dhe biznesit, Tony Blair, luan me një cinizëm të padiskutueshëm. Lista zyrtare e kontratave ngjall dyshime. Financial Times ka zbuluar që banka JP Morgan derdh në arkat e Blairit 2 milionë e gjysmë stërlina në vit. Pastaj janë bashkëpunimet me qeverinë braziliane, me qeveritë afrikane (Ruanda, Liberia, Sierra Leone), me liderët e Shqipërisë dhe Rumanisë, me diktatorin kazak Nazarbaev, me Mongolinë, me Kuvaitin, me Emiratet e bahskuara Arabe. Njeriu që ishte arkitekti i laburizmit të ri, është këshilltar i besuar për reformat politike dhe ekonomike, për investimet, për megakontratat e naftës. Një rrjet kapilar punësh dhe komisionesh.

Eksperienca, inteligjenca, aftësitë e ish kryeministrit laburist peshohen me flori. Kush ka provuar të bëjë llogaritë thotë se të hyrat janë mbi 100 milionë stërlina. Kritikimi i Tony Blairit është shndërruar tashmë në një sport të preferuar në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk ka mirënjohje. Por e sigurtë është që, prej vitit 2007 kur u largua nga posti e deri më sot, arkat e tij janë fryrë. Nuk është faj. Ata që më parë e shihnin si një luftëtar të pamposhtur, ndoshta i kishin zili dinakërinë dhe nuk e tolerojnë “tradhëtinë”. Por përtej polemikave për thesarin e akumuluar, pika e vërtetë e dobët e Tony Blairit është konflikti i interesave. Ai ka marrë mandatin e Kuartetit (BE, Rusi, OKB, SHBA) si ndërmjetës në Lindjen e Mesme. Një detyrë politike dhe diplomatike shumë delikate. Pyetja është e thjeshtë: a mundet këshilltari i një prej palëve në këtë çështje (qeveritë arabe), të jetë një lider i barazlarguar, në gjendje të zgjidhë konfliktin më të gjatë të historisë? Ka nga ata që kërkojnë largimin e Blairit nga ky rol që i ka besuar Kuarteti. Sugjerime të nxituar. Por Tony Blairi duhet të zgjedhë. Ose të bëjë lobistin-konsulent privat. Ose të mbetet një burim për diplomacinë dhe politikën ndërkombëtare. Paqartësia është virusi i Tony Blairit të sotëm. /Corriere della Sera/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button