Horizonti.al

Nga Thomas Jeffersoni, tek kolonat e Herkulit: Kush e ka shpikur simbolin e Dollarit?

Në origjinë të S-së me një apo dy vija, simbol i monedhës amerikane, ekzistojnë versione të ndryshme. Sipas disave, ishte presidenti amerikan Thomas Jefferson që futi këtë shenjë, duke u nisur nga monograma e inicialeve të tij (TSJ). Të tjerë thonë se buron nga mbivendosja e U dhe S (United States). Në vijim U, për gabim transkriptimi, u zëvendësua nga dy vija II dhe më pas edhe nga vetëm një I. Më shumë gjasa ka që origjina të jetë spanjolle. Kurora e Spanjës kishte në sistemin e vet dy kolona (simbol i kolonave të Herkulit) dhe një flamur mbi të cilin qe shkruar “Plus Ultra”. Imazhi shfaqej në monedhat spanjolle dhe ato të kolonive, dhe të kujton shenjën e sotme të dollarit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button