Analiza

Nga Tunizia në Libi, konfliktet e kryqëzuar që po djegin Mesdheun

Në Lindjen e Mesme sapo ka nisur një proces i gjatë, i destinuar të zgjasë shumë kohë. Shfaqen kombe të rinj; ribëhen kufijtë; përvijohet një Kurdistan që prej një kohe të gjatë ka qenë i ndarë në komunitete të nënshtruar; shkërmoqen shtete të cilët në format e tyre aktuale kanë lindur që në epokën koloniale, si Siria dhe Iraku; pritet me ankth dhe frikë, në zonat sunite, rikthimi i Iranit shiit si fuqi vendimtare në rajon, në rast të një marrëveshjeje për çështjen bërthamore, e si pasojë edhe një fundi të sanksioneve që e kanë dëmtuar prej kohësh; dhe një Iran i fortë krijon aleanca që një herë e një kohë ishin të pamendueshme, si për shembull ajo mes Arabisë Saudite dhe Izraelit. Shqetësimi për tërmetin politik që po ndodh në dyert tona ndikon padyshim, në këto orë, qasjen ndaj Greqisë, e shpërndarë me ishujt e saj nëpër Mesdhe, dhe një kufi i domosdoshëm për Europën

Screen Shot 2015-07-13 at 13.32.55

Bernardo Valli

Zona e Mesdheut është e mbushur me konflikte të ndërthurur mes tyre. Kishim përshtypjen që jetonim në një zonë e cila “nuk zinte rehat”, dhe tani, shpërthimet gjithnjë e më të shpeshtë të terrorizmit na bëjnë të ndihemi më pranë fushëbetejës. Dramës së refugjatëve i shtohet zjarri i luftërave, terrorizma që godasin Lindjen e Mesme, atje ku ndryshojnë kufij, dhe bëjnë xhiron…

[real3dflipbook id=”348″]

Leave a Reply

Back to top button