Ngjarja e Beogradit para tre vitesh, kur në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë u shfaq një dron që valëviste flamurin “Shqipëri e Madhe” është përsëritur por këtë herë protagonist të saj është është bërë Kroacia.
Ditën e djeshme është shënuar një ngjarje e njëjtë ashtu si në Beograd. Gjatë ndeshjes derbi mes Zrinsit dhe Sarajevës, një dron me flamurin e Kroacisë u shfaq mbi stadiumin e Mostarit në Bosnjë Hercegovinë. Ky u konsiderua si një provokim për ekipin boshnjak të Sarajevës.
Flamuri kroat është i ndaluar me kushtetutën e Bosnjë Hercegovinës. Gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen, deri sa u hoq droni me flamurin. Më vonë ndeshja ka vazhduar e qetë dhe ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të miqve nga Sarajeva.
http://www.dailymotion.com/video/x668hws