Horizonti.al

Ngjarje të çuditshme: I gjithë ekipi i futbollit vdes nga rrufeja në fushën e blertë

Screen Shot 2015-09-05 at 9.35.45 AM

Futbolli është një sport i rrezikshëm sa i përket dëmtimeve, por në disa raste duke rrezikuar deri edhe jetën e lojtarëve (ataket kardike apo sëmundje të papritura në fushën e lojës ) ose pasoja të tërthorta dramatike (disa lojtarë paguajnë në fund të karrierës pasojat e dopingut dhe drogën e marra gjatë viteve të aktivitetit sportiv). Por ajo që ndodhi në Kongo disa vjet më parë, shkon përtej çdo lloj imagjinate. Gjatë një ndeshje mes Bena Tshadit dhe Basangës në provincën e Kasait, të 11 lojtarët e ekipit mik qenë viktimat e rrufeve që ranë në fushën e blertë, për shkak të një stuhie të papritur. Ndonëse vdekja nga rrufeja ka gjasa të ndodhë më shpesh sesa besohet (ka më mundësi që dikush të vdesë nga goditja e rrufesë, sesa në një aksident ajror), gjëja më e çuditshme tek ky lajm, është vdekja e të gjithë lojtarëve të ekipit mik , duke lënë praktikisht të paprekur ata të ekipit vendas. Një hipotezë e hedhur nga hetuesit asokohe, lidhej me llojin e veshjes sportive të veshur nga lojtarët e goditur./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button