Horizonti.al

Ngjarje të çuditshme: Për të demonstruar sigurinë e dritareve thyer njërën prej tyre dhe bie nga 70 metra lartësi

Screen Shot 2015-09-05 at 10.37.58 AM

Skena surreale ndodhi në ambjentet e studios ligjore në Toronto të Kanadasë “Day Wilson Law”. Imagjinoni një avokat, i sigurt në vetvete, që gjatë një vizite te studentëve te drejtësisë, tregon me krenari zyrën e tij, me dritare të mëdha që kanë pamjen nga qendra e qytetit. Burri 38-vjeçar, për të treguar se xhami i zyrës së tij ishte i pathyeshëm u mbështet qëllimisht me shpatulla. E patë djema? Por vetëmburrja, e nxiti që të kryente një përpjekje të dytë:xhami nuk u thye, por u shkëpur lehtësisht për nga pjesa e jashtme, duke e fluturuar avokatin poshtë nga kati 24 (mbi 70 metra lartësi). Xhami ndoshta ishte vërtet i pathyeshëm por kjo nga jashtë-brenda dhe jo e kundërta. Ky episod u klasifikuar nga “Darwin Awards”, tek vdekjet më idiote në botë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button