Horizonti.al

Ngrohja globale, tani edhe Arktiku ka problem mushkonjat

Screen Shot 2015-09-25 at 09.32.24

Falë ndryshimit të klimës, njerëzit dhe kafshët që jetojnë në Arktik, jo vetëm që duhet të përballen me mushkonjat e mëdha, por duhet të merren me to për një kohë më të gjatë se kurrë më parë – dhe këto mushkonja mund të shkatërrojnë popullata të tëra kafshësh, që tashmë po përpiqen të përshtaten me ndryshimet në mjedis.

Sipas një studimi të fundit, temperaturat mbi Rrethin Arktik, janë rritur thuajse dy herë mbi normën, njëlloj si pjesa tjetër e botës në shekullin e shkuar. Jo vetëm që ndryshimi i klimës në Arktik po zgjon viruset e lashta dhe çel zona të reja të burimeve natyrore për shtetet e ndryshme, por gjithashtu ka krijuar një mjedis optimal për më shumë mushkonja që mbijetojnë, shumohen dhe sulmojnës çdo gjë, raporton Craig Ëelch për “National Geographic”.

“Në Artik nuk ka shumë kafshë që ato mund të kafshojnë, kështu që kur më në fund gjejnë një të tillë, janë të egra, të pamëshirshme. Ato thjesht nuk ndalen. Vetëm qëndrojnë pas teje”- thotë Lauren Culler, një entomologjiste në Kolegjin Dartmauth për Studimet në Arktik.

Mushkonjat e Arktikut janë më të mëdha sesa kushërirat e tyre jugore, por sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Proceedings of the Royal Society B”, ndryshimi i klimës e ka zgjeruar sezonin e tyre, duke lejuar më shumë mushkonja të mbijetojnë, zhvillohen dhe rriten në përmasa edhe më të mëdha, për më shumë se një vit.

Studimi zbuloi se ato rriten 10 përqind më shpejt për çdo gradë Celsius, dhe se nëse temperatura do të rritet me vetëm me 2 gradë Celsius, 52 përqind më shumë mushkonja ka të ngjarë të mbijetojnë deri në moshën e rritur çdo vit. Por ndërsa për këtë fakt mund të duket dicka e tmerrshme të jetosh në Arktik, duke luftuar me lukuni biblike mushkonjash, dëmtuesit nuk bartin ndonjë sëmundje të transmetueshme. Por kafshët e lindura në Arktik nuk janë gjithmonë aq me fat, shkruan Gillian Mohney për “ABC Neës”. Pa një mjet për vrasjen e tyre, metoda e vetme për t’i ikur morisë së mushkonjave është të zhvendosesh në zonat më të ftohta dhe me erë të fortë.

Kjo shkakton dy probleme kritike për drerin e Arktikut shkruan Ëelch. Atë kohë që ata e shpenzojnë për t’iu ikur mushkonjave, nuk e shfrytëzojnë dot për t’u ushyer dhe ruajtur rezerva yndyre për dimrat e ashpër. Së dyti, mushkonjat kanë filluar të shfaqen dhe në sezonin kur drenushat lindin të vegjlit e tyre, dhe duke i dhënë kësisoj mushkonjave një qasje të lehtë drejt një vakti të bollshëm gjaku.

“Shtimi i mushkonjave, përveç shtirjes në veri të llojeve të tjera dëmtuese, do të ketë pasoja negative për shëndetin dhe riprodhimin e drerit të Arktikut”- tha Culler. Me mushkonjën e Arktikut që bëhet më e madhe në veri dhe mushkonjën jugore Tigër, të listuar si specia e katërt më e keqe invazive në botë, së shpejti nuk do të ketë një cep të botës nga ku mund t’u fshihesh gjakpirësve gumëzhitës./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button