Enciklopedike

Nikita Hrushovi dhe Disneyland-i

Seria: Incidente të çuditshme dhe të errëta të Luftës së Ftohtë

Screen Shot 2015-06-28 at 23.22.38

Në vitin 1951, lideri sovjetik Nikita Hrushov vizitoi Shtetet e Bashkuara për një takim me Presidentin Ajzenhauer. Gjatë vizitës së tij, ai shkoi edhe në Hollivud ku vizitoi studion e njohur “20th Century Fox”, dhe u takua me disa aktorë të njohur. Telashet filluan kur Spiros Skuras, presidenti i kompanisë kinematografike dhe një anti-komunist i thekur, tha se Los Anxheles nuk ishte i interesuar për të varrosur kërkënd, por do ta bënte këtë, në  rast se ishte e nevojshme. Deklarata, erdhi si kundërpërgjigje e deklaratës së mirënjohur të Nikitës, rreth kapitalizmit të varrosur në Bashkimit Sovjetik. Nikita e humbi durimin e tij, duke u shprehur se deklaratat e Spiros, ishin një përpjekje amerikane për ta fyer dhe tallur atë. Kulmi i vizitës së Nikitës, erdhi kur zyrtarët e qeverisë amerikane e njoftuan se nuk do të lejohej të vizitonte Disnejlendin, pasi turma përbënte një kërcënim të sigurisë për të. Hrushovi u zemërua në lidhje me mungesën e dukshme të sigurisë, duke thënë:”Çfarë keni ju atje pajisjet e nisjes së raketave? A ka një epidemi kolere? A mos gangsterët marrë kontrollin e vendit? Policët tuaj janë aq të fortë sa të ngrenë një dem; me siguri ata janë mjaftueshëm të fortë për t’u marrë me gangsterët?” Ai nuk e dinte se Departamenti i Policisë së Los Anxhelesit, kishte një pamflet prej 73 faqesh mbi masat e sigurisë së Hrushovit, gjatë qëndrimit të tij në SHBA./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button