Analiza

Nis ofensiva kundër ISIS. Por Kalifi po përdor raketa, MiG-ë dhe tanke

Ja arsenali i fshehtë i atyre që ishin dikur të besuarit e Sadam Huseinit e që sot komandojnë trupat e Al Baghdadit

Screen Shot 2015-05-27 at 18.46.03

Duhet ripushtuar Ramadi: ka qenë ky urdhëri i operacionit të nisur dje në mëngjes nga forcat irakene, si dhe marrja e qendrës së Al Anbarit, e në të njëjtën kohë marrja e kontrollit të të gjithë provincës, e cila ra me shpejtësi në duart e xhihadistëve të Shtetit Islamik. Trupat e Bagdadit nuk duhet të përballen vetëm me zjarrin e fondamentalistëve, por edhe me provimin para aleatit amerikan, që ditët e fundit nuk i ka kursyer kritikat ndaj irakenëve. Dje, ka qenë emri i operacionit që shkaktoi irritimin e Uashingtonit: e kanë pagëzuar “La Baik Ya Hussein”, ose “Ja ku jam, Hussein”, duke iu referuar nipit të Profetit, një figurë themelore për besimin shiit. Por më herët, kish qenë Sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter, që kishte nënvizuar se Ramadi kish rënë “shumë shpejt”, sepse “forcat irakene nuk shfaqën asnjë vullnet për të luftuar”.

BKT Reklama

Ashpërsia e komenteve të amerikanëve i shërben dy qëllimeve. I pari është ngacmimi i krenarisë së luftëtarëve irakenë, i dyti të theksojë përsëri se lufta kundër Shtetit Islamik nuk do të shohë trupa tokësore amerikane, vendasit duhet t’ia dalin vetë. Por thirrja e Pentagonit nuk është e mjaftueshme për realitetin në fushëbetejë, sepse një seri elementësh ridimensionojnë qortimin e ushtarëve të Irakut të ri.

Vëzhgimi i parë: trupat e ISIS nuk janë revolucionarë me pantofla. Kanë arsenalë të dorës së parë dhe kanë në dispozicion armatime jokonvencionalë, përvec kapitaleve për t’u furnizuar në tregun klandestin. Armët janë frut i pushtimeve dhe sulmeve, por edhe trafiqeve pak a shumë të errët, ndoshta të dërguar Frontit Al Nusra nga Arabia Saudite apo Katari, në një kohë kur armiku më i rrezikshëm dukej se ishte Bashar Assadi.

Në duar të ISIS ka edhe helikopterë “Black Haëk”, si dhe avionë gjuajtës sovjetikë, MiG 21 dhe MiG23, që janë marrë respektivisht në garnizonët e Mosulit dhe aviacionit sirian. Nuk është shumë e qartë nëse njerëzit e Al Baghdadit janë në gjendje t’i pilotojnë, por ndoshta po, duke parë që Damasku krenohet me rrëzimin e dy MiG-ëve në qiejt e Raqqas. ISIS ka gjithashtu dhjetëra tanke sovjetikë, duke përfshirë edhe më modernët, T-72. Zëra të pakonfirmuar flasin për një apo dy blinda shumë të fuqishme amerikane “Abrahams”, të kapura edhe ato në Kabul. Bateri artilerie të rëndë, raketa tokë-ajër të lëvizshme, granatahedhëse dhe raketa të lehta të telekomanduara e plotësojnë skenarin.

Burime të paverifikueshëm flasin për zotërimin e armëve kimike, duke përfshirë dhe një depozitë “gazi mustard” i cili është përdorur tashmë kundër peshmergëve kurdë. Armët e tilla vijnë nga një depozitë e vjetër e Sadam Huseinit, por nuk është e qartë se si u kanë shpëtuar këto armë kontrolleve kapilarë ndërkombëtarë, që nisën në Irak pas pushtimit amerikan. Sa për armët jo konvencionale: aftësia për të ndërtuar mina artizanale IED ka një përdorim të vogël për atë që quhet “Shteti” Islamik, duke qenë se pushtetine  tij e bazon pikërisht mbi kontrollin e territorit. Mbetet disponueshmëria e aspirantëve për martirë, kamikazë në këmbë apo me autobomba, një kartë e rëndësishme e luajtur tashmë me shumicë në Falluxha dhe në Ramadi: në situata ekuilibri, motivimi fanatik mundet të bëjë dallimin.

Ka edhe një element që udhëheqësit e SHBA përpiqen ta harrojnë: janë pikërisht ish oficerët irakenë, dikur besnikë të Sadamit, sunitë, të aftë e shpesh të shkolluar në perëndim, që komandojnë trupat e Al Bagdadit. Nëse për ta, motivimi ideal dhe fetar mund të jetë i papërfillshëm.

Nuk duhen nënvlerësuar, por as harruar, zërat për përdorimin e elementit etniko-fetar: Ramadi është qendra e një rajoni që një herë e një kohë quhej “trekëndëshi sunit”. Pra është pothuajse e kotë të shtosh se këtu integralistët gëzojnë simpati dhe mbështetje, ndërkohë që ushtarët e qeverisë kujtojnë më me lehtësi teprimet dhe larjet e hesapeve. Ripushtimi i qytetit gjithësesi është shumë pranë, por cmimi i gjakut do të jetë shumë i lartë.

La repubblica – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button