Enciklopedike

Një “det i brendshëm” pothuajse i zhdukur për shkak të njeriut. Tani, megjithatë, shpresa të rilindi

Screen Shot 2015-04-11 at 8.27.13 PMËshtë pothuajse i zhdukur liqeni Aral, duke u katandisur në 10 % të sipërfaqes së vet origjinale prej rreth 68.000 km katrore. Arsyeja ka qënë zvogëlimi gjigand i prurjeve të degëve të tij, lumenjtë Amu Darya e Syr Darya, e shkaktuar nga punimet, të filluara në vitet 60 të Nëntëqindës (në epokën sovjetike), për të realizuar një rrjet të dendur kanalesh që vadisin fushat e gjëra të pambukut midis Uzbekistanit e Kazakistanit.

Shkretëtirë Fantazmë.

Kjo është shtuar duke marrë parasysh ndryshimet periodike në nivelin e liqenit (që është “stepor”, që do të thotë se ka  degë por jo nendege e niveli i tij është i rregulluar nga avullimi) e që kanë përfunduar duke i dhënë fillesën shkatërrimit aktual ekologjik. Rezultati ka qënë një hapësirë e madhe rëre e kripur nga e cila ngrejnë kokën relike barkash në të thatë e mbetje të qyteteve të harruara. Natyrisht flora e fauna e zonës kanë pesuar menjëherë goditjen më të rëndë, e perforcuar nga fakti që, me zvogëlimin e nivelit të ujrave, pesticidet e vëna në punë me bollëk për kultivimin janë të përqëndruara. Ka patur përpjekje për ta sjellë liqenin në nivelin e vet, por uji është akoma i domosdoshëm për bujqësinë e kështu, vështirë që projekti t’ia dalë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button