Horizonti.al

Një ditë në Koloseun e Romës

kolo 2

Një ditë në Koloseun e Romës kishte një program shumë të saktë. Mbrëmjen paraardhëse, editori (domethënë ai që organizonte lojërat) u ofronte gladiatorëve një darkë të hapur për publikun, i cili mund të shihte në këtë mënyrë beniaminët e tij. Mëngjesin tjetër, luftëtarët inauguronin ditën duke sfiluar në amfiteatër me armët e “paradës”, të gjitha të dekoruara. Më pas nisnin përleshjet mes kafshëve, apo mes kafshëve dhe njerëzve.

Dreka e vdekjeve

Ora e drekës u ishte rezervuar dënimeve me vdekje: të vendosur në turrën e druve, të kryqëzuar apo të hedhur kafshëve të egra. Kulmi i spektaklit vinte në pasdite, me duelet mes gladiatorëve. Sipas një interpretimi popullor, ata zbrisnin në arenë duke sfiluar para perandorit dhe duke e përshëndetur: “Ave caesar, morituri te salutant”. Në fakt nuk është kështu, përshëndetje nuk ishte një praktikë e zakonshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button