Horizonti.al

Një elefant u gjykua dhe u shpall fajtor për vrasje… dhe çudi të tjera

Screen Shot 2015-08-20 at 2.36.08 PM1. Në vitin 1916, një elefant u gjykua dhe u shpall fajtor për vrasje. Ai u dënua me varje në litar në Erwin, Tennessee në SHBA.

2. Një dele, një rosë dhe një gjel, ishin pasagjerët e parë në një tullumbace me ajër të nxehtë.

3. Lëngu brenda lajthive të freskëta, mund të përdoret si zëvendësues i plazmës së gjakut

4. Në Mbretërinë e Bashkuar, një e treta e vdekjeve aksidentale ndodhin në shtëpi.

5. Pas Luftës Civile në SHBA, rreth 33-50 përqind e të gjithë monedhës letër që ndodhej në qarkullim ishte e falsifikuar.

6. Alfabeti Hawaiian ka vetëm 12 shkronja

7. Tycho Brahe, astronom danez i shekullit të XVI-të, e humbi hundën në një duel me një nga studentët e tij, për një llogaritje matematikore. Ai mbajti një protezë argjendi në vend të hundës për pjesën e mbetur të jetës.

8. Milingonat termite shkaktojnë më shumë dëme në SHBA, sesa të gjitha zjarret, stuhitë dhe tërmetet të marra së bashku. Kostoja e tyre arrin mesatarisht në 750 miliardë dollarë në vit.

9. Pentagoni vlerëson se çdo vit, rrjeti i saj informatik sumohet mbi 250 mijë herë nga hakerat.

10. Frenklin Ruzvelt ishte presidenti i parë në botë që ka drejtuar një avion.

Leave a Reply

Back to top button