Analiza

Një enigmë për CIA-n dhe Pentagonin

NJe enigmeSHBA e dinë që Moska ka përqëndruar qindra-mijëra ushtarë në kufirin ukrainas. Por, e kanë të vështirë “t’i shohin”. Në kuptimin që është e vështirë të nuhasësh lëvizjet e tyre. Dhe po kështu ndodh me planet e Vladimir Putinit. Informacionet më të fundit flasin për probleme tek shërbimet e fshehtë në deshifrimin e udhëheqësit. Hermetik dhe i papenetrueshëm, edhe pse në të vërtetë paralajmërimet ndaj Perëndimit i kishte lëshuar. Këto ditë dramatike, të shenjuara fillimisht nga revolta në Kiev dhe më pas ngjarjet e Krimesë, kanë thënë gjëra të ndryshme. Amerika dhe aleatët nuk kanë kuptuar reagimet e mundshëm të Kremlinit, ose, nuk kanë ditur përmasat e reagimit. Ndoshta gabimit të gjykimit politik i është shtuar edhe ai i shërbimeve të fshehtë. Për një kohë të gjatë është diskutuar nëse Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë janë informuar në mënyrë të saktë për iniciativat ushtarake të kundërshtarëve. CIA është mbrojtur duke thënë se i ka “parashikuar” zhvillimet, edhe kolegët e Pentagonit kështu kanë thënë, por për disa ditë këta të fundit kanë përfunduar nën akuzë. Më tej, presidenti rus është konfirmuar një kundërshtar i vendosour dhe i shkathët.

Pasi humbën kontrollin në Krime, dhe duke përjashtuar cdo lloj iniciative ushtarake që të tingëllojë si dëshirë për përplasje, SHBA u kanë besuar deklaratave të forta dhe sanksioneve ekonomike kundër Rusisë. Ideja është që të rritet kostoja e operacionit ushtarak. Por gjithmonë pa humbur idenë që të gjenden të tjera lloj mënyrash ctensionimi, mbi të gjitha diplomatike. Eshtë e mundur që kjo lëvizje të rezultojë efikase në terma afatmesëm apo afatgjatë. Cmimi mund të jetë i tepruar. Eshtë një linjë që u pëlqen atyre që besojnë se ekzistojnë hapësira manovrimi, pa rënë sërish në një tjetër luftë të ftohtë. Nuk janë aspak të bindur ata që mendojnë se maturia shfaqet si shenjë dobësie. Pothuajse si një ftesë për rusët që të japin një tjetër goditje.

Ndoshta kolona e tankeve në kufi janë vetëm një shfaqje force. Një shembull i atyre që dje, me krenari, Putini i quajti “kapacitetet” e reja të Armatës. Një dispozitiv gati të shpërthejë, kundër të cilit nuk ka shumë për të bërë. Sidomos nëse, pavarësisht satelitëve dhe spiunëve, nuk je në gjendje të zbulosh se si dhe kur.

Leave a Reply

Back to top button