Analiza

Një fëmijë në udhëheqje?

“Eshtë e qartë se ka diçka që nuk shkon me Trumpin”, shkruante David Roberts në Vox.com. Muajt e tij të parë në detyrë, kaotikë e të mbushur me skandale, e kanë nxjerrë zbuluar si një “narcisist ekstrem”, i përndjekur nga “një ndjenjë papërshtatshmërie” dhe i nxitur nga uria e tij për “admirim dhe për të forcuar egon e tij tepër të ndjeshme”. Nëse i mohohet kjo, ai bëhet “tepër hakmarrës”

Tony Schwartz: Nuk shoh asnjë ndryshim midis Trumpit të sotëm dhe atij të 30 vjetëve më parë, kur unë shkrova “Artin e marrëveshjes”, për të. Atëherë ashtu soi sot, ai ishte një djalë me nevojë të dëshpëruar, që e shihte çdo takim njerëzor “si një garë që duhej ta fitonte” me çdo mjet të nevojshëm dhe “në djall pasojat”

Pas një sërë zbulimesh tronditëse, që përfshinë presidencën e Donald Trumpit këtë javë, shkruan David Brooks në “New York Times”, nuk mund të ketë më dyshime: kombi ynë po “udhëhiqet nga një fëmijë”. Fija e përbashkët që lidh ndarjen prej Trumpit të informacioneve tejet të klasifikuara me Rusinë dhe shkarkimi nga ana e tij, e drejtorit të FBI-së, James Comey, është impulsiviteti i presidentit dhe “papjekuria” totale e tij. Trumpi u ka dhënë zyrtarëve rusë që vizituan Zyrën Ovale, informacione shumë të fshehta, jo për arsye strategjike, por vetëm për t’i impresionuar ata, “si një 7-vjeçar që është i dëshpëruar për të marrë miratimin e njerëzve që adhuron”.

Ai shkarkoi Comeyn sepse, siç pranoi në një intervistë, presidenti u lodh duke e parë në TV, duke folur për hetimin e Rusisë. “Asnjë nga këto vendime katastrofike nuk ishte pjesë e një plani të menduar”, shkruante Anne Applebaum në WashingtonPost.com. “Secili prej tyre është marrë për shkak të injorancës, impulsivitetit dhe mungesës së eksperiencës së presidentit.” Por, a mund të befasohemi? Gushtin e kaluar, 50 ekspertë republikanë të sigurisë kombëtare paralajmëruan se Trumpit, këtij kandidati të keqinformuar dhe të cekët, “i mungon karakteri, vlerat dhe përvoja” për të udhëhequr kombin. Pothuajse katër muaj nga nisja e kësaj eksperiencë katastrofike, është e qartë se ata kishin të drejtë.

“Eshtë e qartë se ka diçka që nuk shkon me Trumpin”, shkruante David Roberts në Vox.com. Muajt e tij të parë në detyrë, kaotikë e të mbushur me skandale, e kanë nxjerrë zbuluar si një “narcisist ekstrem”, i përndjekur nga “një ndjenjë papërshtatshmërie” dhe i nxitur nga uria e tij për “admirim dhe për të forcuar egon e tij tepër të ndjeshme”. Nëse i mohohet kjo, ai bëhet “tepër hakmarrës”. Trumpi nuk ka asnjë axhendë të vërtetë ose besime thelbësore, përveç një urie për të dominuar të tjerët. Askush nuk mund t’i besojë atij.

“Ai është një zjarr i nevojës, i formuar nga një jetë ku ka marrë gjithçka ka dashur, me pjekurinë emocionale dhe hapësirën e vëmendjes së një 6-vjeçari”. Për ta thënë më thjesht, shkruante Andrew Sullivan në NYMag.com, presidenti është “një i çmendur”.

Mos i kushtoni vëmendje “diagnostikuesve të kolltukëve”, shkruante Cullen Herout në TheFederalist.com. Nuk është rastësi që ata që tani spekulojnë me zë të lartë rreth gjendjeve të ndryshme psikiatrike që prekin Presidentin Trump – nga “narcisizmi malinj”, deri tek sëmundja e Alzheimerit – gjithashtu e urrejnë atë mbi baza ideologjike. Shqetësimi i tyre për shëndetin e tij mendor “tingëllon i cekët”. Sa i përket spekulimeve që Trumpi po tregon shenja të rënies lidhur me moshën, shkruante Tony Schwartz në The Washington Post, nuk shoh asnjë ndryshim midis Trumpit të sotëm dhe atij të 30 vjetëve më parë, kur unë shkrova “Artin e marrëveshjes”, për të. Atëherë ashtu soi sot, ai ishte një djalë me nevojë të dëshpëruar, që e shihte çdo takim njerëzor “si një garë që duhej ta fitonte” me çdo mjet të nevojshëm dhe “në djall pasojat”.

Cilado qoftë gjendja e shëndetit mendor të Trumpit, shkruante Ross Douthat në NYTimes.com, ai thjesht nuk është në lartësinë e detyrës. Edhe rrethi i tij i brendshëm tani raporton një luftë të vazhdueshme për ta mbajtur atë të përqëndruar në detyrën që ka në dorë, si dhe për të frenuar impulset e veta shkatërruese, sikur të ishin “kujdestarë të një perandori me sifiliz”.

Amendamenti i 25-të i Kushtetutës siguron një mekanizëm për të hequr një president i cili është “i paaftë për të kryer kompetencat dhe detyrat e zyrës së tij”, dhe është koha që Kongresi të aplikojë këtë “ilaç”. Unë pajtohem se Trumpi është i papërshtatshëm për presidencën, shkruante Charles Cooke në NationalReview.com, por nëse elitat e Uashingtonit do ta rrëzonin mbi baza të tilla të “mjegullta”, kjo do të irritonte dhjetëra-miliona amerikanë që votuan që Trumpi të merrte presidencën. Ata do ta shihnin atë, jo pa arsye, si një grusht shteti dhe rezultati do të ishte zemërim dhe trazira, “ si ato që nuk kemi parë prej një kohe të gjatë”. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button